30 July 2026, 10:43
Nga I.A
Ben Brandon
TIRANË- Avokati ndërkombëtar i kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, Ben Brandon ka deklaruar se do të asistojnë në dërgimin e dosjes Veliaj në Gjykatën e Strasburgut. Gjatë një konferencë për mediat, Brandon theksoi se dy ditët e fundit i kanë kaluar në ambientet e paraburgimit në Durrës duke punuar për përgatitjen e aplikimit.
Brandon e cilësoi të papranueshëm mohimin e aksesit të përfaqësuesve ligjorë të zgjedhur nga Veliaj për më shumë se 16 muaj. Sipas avokatit, përveç ndikimit që ndalimi ka te vetë Veliaj dhe familja e tij, ai prek edhe qytetarët e Tiranës që e kanë zgjedhur për të qeverisur në nivel vendor.
“Kemi një vonesë prej 16 muajsh dhe një vonesë te pashpjeguar. Gjykata e Strasburgut e ka bërë të qartë që kur behët fjalë për lirinë e personit, vendet anëtarë, Shqipëria në këtë rast duhet ta trajtojë çështjen e heqjes së ndalimit të personit sa më shpejt të jetë e mundur. Siç e përmenda edhe më herët kjo është një çështje që ka interes publik. Përveçse ndalimi ndikon te familja e tij, ndalimi ka edhe impakt të qytetarët e Tiranës që e kanë zgjedhur atë për të drejtuar qytetin.
Të ndalosh një person duhet të jetë masa e fundit. Ky është një standard që është vendosur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë. Ne si përfaqësues ligjor ndërkombëtarë të tij mbështesim deklaratat e avokatëve shqiptarë gjatë procesit dhe mendojmë se ndalimi i tij si masë sigurimi është i panevojshme, ai duhet të lirohet menjëherë dhe të ushtrojë mandatin për të cilin është zgjedhur”, tha avokati Brandon.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
ben brandon erion veliaj
Aktualitet
30 July 2026, 09:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Rrjeti SafeJournalists ka publikuar një raport në të cilin del në përfundimin se Shqipë...
Aktualitet
30 July 2026, 09:07
E.d
Rovena Zoto
TIRANË- Prokurorja Rovena Zoto (Bozo) ka dorëzuar kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjit...
Aktualitet
30 July 2026, 07:53
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 61-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kan&eu...
Aktualitet
30 July 2026, 07:31
E.d
Foto ilustruse
Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë po vijojnë të rriten në segmentin premium, ku në disa prej pro...
Aktualitet
30 July 2026, 07:28
E.d
Foto ilustruse
Digjitalizimi i shërbimeve publike po zgjeron me shpejtësi bazën e përdoruesve mes moshave të reja dhe atyre aktive...
Aktualitet
30 July 2026, 07:25
E.d
Foto ilustruse
Dy nga gjashtë basenet kryesore lumore në vend u klasifikuan në kategorinë më të ulët të cilësi...
Aktualitet
30 July 2026, 07:19
E.d
Foto ilustruse
Qeveria do të duhet të kryejë një analizë organizative, funksionale dhe buxhetore përpara se të krijoj&eu...
Aktualitet
30 July 2026, 07:17
E.d
Foto ilustruse
Qeveria synon të rishikojë kufijtë e shpejtësisë në rrjetin kombëtar dhe njëkohësisht do të...
Aktualitet
30 July 2026, 07:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Këtë të enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndru...
Aktualitet
29 July 2026, 22:33
E. D
TIRANË- Protesta e 60-të kundër qeverisë Rama është mbyllur. Në përfundim të protestës, pjesëmarr&...