LIVE UPDATES
Aktualitet

“Edhe sot kam frikë të rri në shtëpi”/ Prezantuesja e njohur holandeze përballet me shqiptarin që i vodhi 530 mijë euro 

Policia e Hamburgut e hetoi çështjen seriozisht, pa shumë zhurmë mediatike, dhe arriti te një grup autorësh nga Shqipëria.

10 February 2026, 16:15 Nga E.d
“Edhe sot kam frikë të rri në shtëpi”/
Sylvie Meis

GJERMANI- Prezantuesja dhe modelja holandeze, Sylvie Meis, e cila jeton në Gjermani ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e saj gjyqsore, ndaj vjedhjes që i është bërë nga një grup autorësh shqiptarë.

Në verën e vitit 2023, kur Sylvie Meis ndodhej me pushime në Ibiza, një shqiptar hyri me forcë në banesën e saj dhe mori një koleksion çantash me vlerë rreth gjysmë milioni euro.  Policia e Hamburgut e hetoi çështjen seriozisht, pa shumë zhurmë mediatike, dhe arriti te një grup autorësh nga Shqipëria.

Mediat shkruajnë se një prej personave të dyshuar u arrestua në qytetin port dhe u nxor para gjykatës. Që nga vjedhja e bujshme në penthouse-in e saj në Hamburg, prezantuesja nuk ndihet më plotësisht e sigurt në shtëpinë ku dikur jetonte bashkë me futbollistin e famshëm, Rafael van der Vaart.

Artikulli i plotë nga DE TELEGRAAF

Në verën e vitit 2023, kur Sylvie Meis ndodhej me pushime në Ibiza, hajdutët arritën të ngjiteshin në katin e pestë – katin e fundit – të kompleksit luksoz të apartamenteve, përmes një strukture ndihmëse në pjesën e pasme të godinës, dhe thyen një dritare.

Ata përfunduan në një dhomë që është një parajsë e vërtetë për çdo grua: dhoma ku Sylvie ruante koleksionin e saj ekskluziv të çantave luksoze, nga marka të njohura si ato të P.C. Hooftstraat. Bulgari, Louis Vuitton, Gucci, Yves Saint Laurent dhe Celine ishin markat e famshme të 22 çantave që u vodhën, me një vlerë totale prej 530.000 eurosh.

Prezantuesja ende ndihet me fat që atë mbrëmje nuk ishte në shtëpi dhe nuk u përball ballë për ballë me autorët. Megjithatë, një prej tyre e pa këtë javë, në sallën e gjyqit.

Sylvie Meis shfrytëzon të drejtën e fjalës në gjykatë

Policia e Hamburgut e hetoi çështjen seriozisht, pa shumë zhurmë mediatike, dhe arriti te një grup autorësh nga Shqipëria. Një prej personave të dyshuar u arrestua në qytetin port dhe u nxor para gjykatës. Sylvie ishte e pranishme në seancë dhe shfrytëzoi të drejtën e saj për të folur.

Në Hamburg, ajo iu drejtua gjykatësit në gjermanishte të rrjedhshme, duke shpjeguar ndikimin që kishte pasur vjedhja tek ajo. Edhe pse siguracioni e kishte dëmshpërblyer – pasi u bë e qartë se çantat nuk do të gjendeshin më – frika dhe ankthi nuk u zhdukën kurrë.

“U trondita plotësisht kur pashë çfarë kishte ndodhur dhe kuptova se të persona të huaj kishin qenë brenda shtëpisë sime”.

Sulme paniku dhe rrahje të forta zemre

Prezantuesja ka marrë tashmë masa të shumta për të parandaluar një rast të ngjashëm, por frika vazhdon. “Edhe për zhurmën më të vogël të pazakontë, më mbulon djersa. Kam shpesh sulme paniku dhe rrahje të forta zemre. Sidomos kur jam vetëm në mbrëmje”.

Megjithatë, Sylvie guxoi të përballej në gjykatë me 42-vjeçarin Ermal M. Gjasat që ajo ta takojë sërish janë thuajse zero: ai u dënua me katër vjet burg.

I vetmi autor që ra në duart e drejtësisë u përpoq ta minimizonte rolin e tij, duke deklaruar se kishte shërbyer vetëm si vrojtues dhe se kishte marrë 15.000 euro për pjesëmarrjen e tij.

“Kërkoj sinqerisht falje”

Pas rrëfimit emocional të Sylvie, Ermal M. kërkoi falje: “Kërkoj sinqerisht falje. Nuk ishte qëllimi im t’ju shkaktoja dhimbje.”

Sylvie – e cila theksoi gjithashtu se djali i saj, Damián van der Vaart (19 vjeç), po vuan nga kjo situatë dhe e pyeste vazhdimisht nëse ishin ende të sigurt në apartament – reagoi duke thënë se i vjen “jashtëzakonisht keq që kaq shumë jetë njerëzish janë ndikuar negativisht nga kjo ngjarje”. M. ka një javë kohë për të apeluar dënimin.

Ndërkohë, Sylvie po përpiqet të rifillojë jetën e saj, tani që kapitulli i vjedhjes është mbyllur. Por kjo nuk ndodh pa vështirësi. Të hënën në mëngjes, ajo ndau në Instagram përjetimin e një “nate të tmerrshme”, gjatë së cilës kishte vjellë disa herë dhe nuk kishte fjetur aspak.

Sylvie ndodhet në Baden-Baden për arsye pune, mes Strasburgut dhe Shtutgartit, ku të dielën mbrëma u shfaq me fustan gala në një darkë zyrtare. Të nesërmen në mëngjes, realiteti ishte shumë më pak glamur.

“U zgjova në orën pesë të mëngjesit,” tregon ajo. “Nuk kam fjetur, por kam vjellë një mijë herë. Do t’ju kursej detajet e tjera, por ja si duket jeta ime. Shfaqja duhet të vazhdojë,” tha Sylvie, pa zbuluar shkakun e të përzierave.

Fatmirësisht, ajo shoqërohej nga grimierja e saj, Serena Goldenbaum, e cila “bën punën e një zane të mirë”. “Duhej të më shihje në orën pesë të mëngjesit! Serena më dha vërtet një ‘gloë’ dhe bëri që të dukem ende e shëndetshme.”/Dosja.al

sylvie meis gjermani gjysmë milioni euro

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa