29 October 2023, 09:31
Nga a.l
Policia Gjirokastër
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona, të cilët mbanin në banesën e tyre lëndë dhe fara narkotike, me qëllim shitjen. “Blutë” kanë sekuestruar 236 gramë kokainë, 253 fara canabis sativa, 2 peshore elektronike dhe 3 celularë. Të arrestuarit janë Elis Ballaxhia dhe Daniel Hazizaj, 35 dhe 25-vjeç, të dy banues në Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme
Njoftim i policisë:
DVP Gjirokastër/Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”.
Sekuestrohen 236 gramë kokainë, 253 fara canabis sativa, 2 peshore elektronike dhe 3 celularë.
Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 2 shtetas që mbanin në banesat e tyre, lëndën dhe farat narkotike, me qëllim shitjen.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, për disa muaj, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Gjirokastër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ndërmjetësi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– 35 vjeç dhe, 25 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e këtyre 2 shtetasve, në të cilat kanë gjetur 253 fara cannabis sativa, 236 gramë kokainë dhe 2 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
policia gjirokaster elis ballaxhia daniel hazizaj
Aktualitet
29 October 2023, 07:28
a.l.
Moti
TIRANË- Orët e para të ditës do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, ku më...
Aktualitet
28 October 2023, 18:59
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme ka ndërruar jetë në QSUT, i burgosuri, 31-vjeçar, Artan Zyliftari. I riu ësht&eu...
Aktualitet
28 October 2023, 17:51
f.i
Sali Berisha dhe Genc Gjokutaj
TIARNË- Avokati i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar detaje lidhur me dosjen e ish-ko...
Aktualitet
28 October 2023, 15:07
f.i
foto ilustruese
DURRËS- Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit. Dy 38-vjeçarë akuzohen se ...
Aktualitet
28 October 2023, 14:38
I.A
FATF
TIRANË- "The Financial Action Task Force" ose FATF ka publikuar arsyet se përse Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve gri p&e...
Aktualitet
28 October 2023, 14:32
r.ll
foto ilustruese
ITALI-Një 42-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi tentoi të mbyste ...
Aktualitet
28 October 2023, 13:33
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një punonjës 35-vjeçar, ka humbur jetën teksa po priste degët e pemëve në plazh...
Aktualitet
28 October 2023, 13:14
I.A
SPAK
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masën për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Ra...
Aktualitet
28 October 2023, 13:03
I.A
Daniel Gjoni
KURBIN- Një 22-vjeçar është arrestuar sot në Kurbin pasi është shpallur në kërkim ng...
Aktualitet
28 October 2023, 12:27
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dita e nesërme shënon ndërrimi i orës, ku akrepat do të kthehen 60 minuta prapa.
Ndonëse dilem&...