LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ U kapën me mbi 5 kg heroinë e kokainë duke ikur drejt Durrësit, arrestohen dy persona! Parandalohet edhe një përplasje mes 28 të miturish

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre tip "Mercedes-Benz" në rrugën “Kastriotët”, efektivët sekuestruan mbi 5.2 kilogramë drogë të llojit heroinë dhe kokainë të ndara në 7 pako.

23 August 2026, 15:00 Nga D.S
EMRAT/ U kapën me mbi 5 kg heroinë e kokainë duke ikur drejt
operacioni drejtimi

TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Drejtimi”, duke arrestuar dy persona nga Maminasi, ndërsa po transportonin lëndë narkotike drejt Durrësit.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre tip "Mercedes-Benz" në rrugën “Kastriotët”, efektivët sekuestruan mbi 5.2 kilogramë drogë të llojit heroinë dhe kokainë të ndara në 7 pako.

Pas arrestimit të Mirand Herri dhe Luftim Hoxha, veprimet hetimore po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Paralelisht, falë monitorimit 72-orësh në rrjetet sociale, policia parandaloi një përplasje të rëndë me armë të ftohta mes 28 të miturve të moshës 13 deri në 17 vjeç.

Deklarata e drejtorit të DVP Tiranë:

"Ju falënderoj për praninë tuaj sot, në këtë ditë pushimi, dhe për bashkëpunimin korrekt në interes të informimit të qytetarëve në lidhje me rezultatet e strukturave vendore të Policisë Tiranë.

Siç dhe jeni informuar përditë, strukturat vendore të Policisë Tiranë janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë t’i trafikojnë ato, për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për ndjekjen në dinamikë të konflikteve dhe denoncimeve të drejtuara nga qytetarët.

Në këtë kuadër, mesditën e sotme, falë punës operative të bërë nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Drejtimi”, gjatë të cilit u parandalua dhe u godit një rast i tentativës për trafikim të drogave të forta, në sasi të konsiderueshme.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Mirand Herri, 51 vjeç, banues në Maminas, Durrës;
– Luftim Hoxha, 41 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Maminas, Durrës.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u siguruan informacione në rrugë operative se dy shtetas do të transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në zonën e “Treshit”, në afërsi të Nishtulla 3, në drejtim të Durrësit.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, u organizua në një kohë shumë të shkurtër dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Drejtimi”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, është konstatuar automjeti tip “Mercedes-Benz”, me dy shtetasit e dyshuar, të cilët po transportonin lëndën narkotike.

Shërbimet policore të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të automjetit, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një çantë, në brendësi të së cilës kishte 7 pako me lëndë të dyshuar narkotike.

Konkretisht, 4 pako me lëndë narkotike të llojit heroinë, me peshë 2 kilogramë e 123.6 gramë, si dhe 3 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 3 kilogramë e 120.6 gramë.

Gjithsej, 5 kilogramë e 244.2 gramë heroinë dhe kokainë.

Menjëherë është bërë shoqërimi i këtyre shtetasve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, ku ka rezultuar se këta shtetas do ta transportonin lëndën narkotike në drejtim të Durrësit.

Veprimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, për evidentimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe, në këtë kuadër, nuk mund të bëjmë me dije detaje të tjera rreth operacionit.

Ky operacion është në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat vendore të Policisë Tiranë për goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ku jo më larg se një javë më parë u kapën edhe dy shtetas me 250 gramë kokainë, si dhe gjatë dy javëve të fundit janë finalizuar disa operacione për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri dhe të atyre që qarkullojnë të armatosur, ku ishin të përfshirë edhe shtetas të huaj.

Gjithashtu, nisur nga një rast shumë i mprehtë, për një përplasje me armë të ftohta të rreth 28 të miturve, nga mosha 13 deri në 17 vjeç, falë marrjes në kohë të informacionit, angazhimit maksimal të Komisariatit të Policisë Nr. 6, si dhe të Forcave Operacionale dhe “Shqiponjave” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u bë e mundur që, për rreth 72 orë verifikime në rrjetet sociale, me anë të strukturave të Hetimit të Krimit Kibernetik në DVP Tiranë dhe informacioneve të shërbimeve në terren, të evidentoheshin dhe të parandalohej një ngjarje me pasoja fatale për jetën e të miturve.

Falënderoj të gjitha shërbimet policore për punën profesionale të bërë për parandalimin e këtij konflikti.

Njëkohësisht, përfitoj nga rasti t’u drejtohem prindërve që të bashkëpunojnë me inspektorët e Policisë në zona, me Patrullat e Përgjithshme që janë në terren, për çdo rast të dyshimtë që konstatojnë te fëmijët, me qëllim ndërhyrjen në kohë për të parandaluar ngjarje me rrezik për jetën.

Të nderuar qytetarë,

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar maksimalisht dhe ka të gjitha kapacitetet për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar çdo paligjshmëri, por e vetme, pa ndihmën tuaj, ky mision i shenjtë do të ishte i cunguar. Ndaj, denonconi në kohë pranë strukturave të Policisë dhe në numrin 112 çdo rast të paligjshmërisë.

Na mbështesni dhe na besoni akoma më shumë dhe, së bashku, të garantojmë një ambient akoma dhe më të sigurt.

Ju faleminderit!", njofton Policia./Dosja.al

 

 

policia e tiranes operacioni drejtimi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin