10 May 2024, 17:49
Nga B.Z
Foto ilustruese
BRITANI - Katër të rinj shqiptarë të cilët u kapën duke vjedhur në një fermë kanabisi në Britani kanë dalë ditën e sotme para drejtësisë, ku janë njohur me vendimin e gjykatës. Bëhet fjalë konkretisht për: Denis Loka, 22 vjeç, Marsel Tushollari, 42 vjeç, Kreshnik Xhaferi, 41 vjeç dhe Kristo Pocaj, 31 vjeç, të cilët janë kapur më 29 nëntor të vitit të kaluar në një banesë e cila ishte e vendosur mbi një kioskë gazetash të pabanuar dhe ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Një nga hetuesit ka deklaruar se brenda në banesë ishin rreth 200 bimë në faza të ndryshme të zhvillimit.
“Ju të gjithë keni udhëtuar një distancë të konsiderueshme për të hyrë në një banesë që ishte mbi një kioskë gazetash, e cila ishte e pabanuar, por që përdorej për të strehuar një fermë të rëndësishme kanabisi. Më duket e qartë se është një fermë e ngritur profesionalisht me rreth 200 bimë në faza të ndryshme të zhvillimit.Kjo tregoi qartë se pas saj fshihej kriminaliteti i organizuar”,- tha hetuesi Christopher Rose.
Në përfundim Gjykata dëgjoi se Loka, Tushollari dhe Xhaferi nuk kishin asnjë dënim të mëparshëm, ndërsa Pocaj kishte dy dënime për furnizim me drogë. Të katër shqiptarë u deklaruan fajtorë dhe Loka, Tushollari dhe Xhaferi u dënuan me 15 muaj burgim, e konvertuar me dy vjet shërbim prove, ndërsa Pocaj u dënua me 21 muaj burgim, e konvertuar në liri me kusht për dy vjet.
shqiptare shtepi bari britani
Aktualitet
10 May 2024, 17:36
B.Z
Foto ilustruese
SPANJË - Një shtetas shqiptarë i shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash është arrestuar nga ...
Aktualitet
10 May 2024, 17:03
S.B
pamje nga arrestimi
VLORË- Kapet dhe arrestohet 62-vjeçari me inicialet F.L në Vlorë. Mësohet se ky person ka tentuar ti vj...
Aktualitet
10 May 2024, 16:57
I.A
Makina e grabitur
VLORË- Një çift italian është grabitur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se çift...
Aktualitet
10 May 2024, 16:23
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua këtë pasdite në Tira...
Aktualitet
10 May 2024, 15:59
B.Z
Foto ilustruese
HIMARË - Një punonjës i policisë në Komisariatin e Himarës është shpallur në kërkim pasi ...
Aktualitet
10 May 2024, 15:10
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË -Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, janë dy shtetaset nga Ukraina q&eu...
Aktualitet
10 May 2024, 14:44
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku dy ukrainase janë gjetur të vdekura në...
Aktualitet
10 May 2024, 14:37
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy shtetase nga Ukraina janë gjetur të vdekura në një banesë tek zona e "Selvisë" në Tiran&...
Aktualitet
10 May 2024, 13:47
r.ll
foto nga vendngjarja
GREQI- Është publikuar videoja me pak momente pas ekzekutimit të 32-vjeçarit shqiptar në Athinë, Roan ...
Aktualitet
10 May 2024, 13:31
r.ll
antoneta sevdari
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në sistemin e drejtësisë ish-prokuroren Antoneta Se...