4 October 2026, 11:56
Nga G.M
foto ilustruese
MALLAKASTËR- Një 33-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi dyshohet se ndezi zjarr për të djegur mbetje në tokën e tij, por flakët u përhapën në sipërfaqet përreth për shkak të erës së fortë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollaj, ku zjarri përfshiu disa toka dhe shkaktoi dëme në ullinj. Flakët prekën çatinë e një banese, ndërsa ndërhyrja e policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Në pranga u vu 33-vjeçari Dionis Kalemaj, banues në Ballsh, i dyshuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë pastrimit të tokave dhe të shmangin djegien e mbetjeve bujqësore, pasi zjarret mund të përhapen shpejt dhe të shkaktojnë dëme në prona e sipërfaqe bujqësore.
NJOFTIM:
Mallakastër/ Ndezi zjarrin në fshatin Mollaj, i cili u përhap për shkak të erës së fortë dhe shkaktoi dëme në tokat e mbjella me ullinj, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 33 vjeç, banues në Ballsh, Mallakastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Ky shtetas u arrestua pasi, nga hetimet e kryera për zjarrin e rënë ditën e djeshme, në fshatin Mollaj, dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e tij dhe, për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur në sipërfaqe të tjera toke përreth, duke shkaktuar dëme në ullinj, si dhe është djegur çatia e një banese.
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër dhe ato të shërbimit zjarrfikës, të cilat bënë të mundur shuarjen e vatrave të zjarrit, pa pasoja për jetën e njerëzve.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, pasi pasojat mund të jenë të rënda për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.
Në mënyrë të veçantë, Policia apelon për banorët që djegin mbetje bujqësore apo kryejnë pastrimin e tokave dhe territoreve nëpërmjet djegies, që të shmangin këto praktika, pasi mund të shkaktojnë përhapje të pakontrolluar të zjarreve.
zjarret ne vend mallakastër
Aktualitet
4 October 2026, 11:45
G.M
pamje
TIRANË- Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi u kap duke qarkulluar me armë z...
Aktualitet
4 October 2026, 10:57
G.M
Foto ilustruese
TIRANA- Një aksident i rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 20-vjeçar ka përplasur p...
Aktualitet
4 October 2026, 10:50
G.M
foto ilustruese
ELBASAN- Një 31vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se po transportonte me automjet shtat&eum...
Aktualitet
4 October 2026, 10:15
G.M
dozat e lëndës narkotike
TIRANË- Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se tentoi t&...
Aktualitet
4 October 2026, 09:39
G.M
pamje
ELBASAN- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë masivin pyjor me pisha në zonën e Caushit, në Njësinë Adminis...
Aktualitet
4 October 2026, 09:15
G.M
pamje
TIRANË- Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është kapur në Tiranë, pasi ishte shpall...
Aktualitet
4 October 2026, 07:34
G.M
Foto ilustruese
KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në hyrje të Korçës, në a...
Aktualitet
4 October 2026, 07:20
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, parashikohet të jetë...
Aktualitet
3 October 2026, 22:56
I.A
TIRANË- Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zbarqe të Ndroqit, ku u raportuan të sht&e...
Aktualitet
3 October 2026, 22:59
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Prindërit e fëmijëve në kopshtin në Korçë kërkojnë një hetim të...