Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Një ekip specialistësh të ISHP-së nga Tirana ka mbërritur në terren për kryerjen e hetimit entomologjik dhe depistimin në vatër, me qëllim identifikimin e pranisë së mushkonjës që transmeton virusin e Nilit Perëndimor dhe marrjen e masave të nevojshme të kontrollit.
KORÇË- Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik në qarkun e Korçës, pas konfirmimit të rastit të parë me Ethet e Nilit në Shqipëri. Një ekip specialistësh të ISHP-së nga Tirana ka mbërritur në terren për kryerjen e hetimit entomologjik dhe depistimin në vatër, me qëllim identifikimin e pranisë së mushkonjës që transmeton virusin e Nilit Perëndimor dhe marrjen e masave të nevojshme të kontrollit.
Rasti i konfirmuar i përket një 72-vjeçari nga Korça, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtimin mjekësor përkatës. I moshuari jeton në qytetin e Korçës dhe dyshohet se është pickuar nga një mushkonjë gjatë kohës që qëndronte në një lulishte, ku kalonte një pjesë të konsiderueshme të ditës. Pas shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore, ai është paraqitur në spital, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar infektimin me virusin e Nilit Perëndimor. Ndërkohë, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik po kryejnë hetime në terren në zona të ndryshme të qarkut të Korçës, për të evidentuar nëse është e pranishme mushkonja që transmeton sëmundjen dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për kontrollin e saj.
Në kuadër të hetimit dhe marrjes së masave parandaluese, ekipet e specializuara po kryejnë edhe depistimin në vatër. Gjithashtu, pritet ndërhyrja për dezinfektimin dhe trajtimin e zonave të identifikuara si të mundshme për praninë e mushkonjave. Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen te njerëzit kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në shumicën e rasteve infeksioni mund të jetë pa simptoma ose të shfaqet me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera dhe të vjella. Në raste të rënda, virusi mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë komplikacione serioze. Autoritetet shëndetësore vijojnë monitorimin në terren, ndërsa hetimi i ISHP-së pritet të përcaktojë shkallën e përhapjes së mushkonjës bartëse dhe masat që do të ndërmerren për parandalimin e rasteve të tjera./Dosja.al
Univers City po hyn në një fazë të re të zhvillimit, të lidhur jo vetëm me konsolidimin e funksionit rezidencial, por edhe ...
Zjarri në banesat MALËSI E MADHE- Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar mesnatën e sotme në fs...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas riatdhesimit të pesë qytetarëve shqiptarë nga Siria. Në nj&eum...
Pamjet FUSHË KRUJË- Dalin pamjet e operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla, i cili u mbajt nën vë...
Burgu i Fierit FIER- Një i dënuar në bugrun e Fierit ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Sipas ...
Foto Ilustruese TIRANË- 34 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Pesë prej...
Roatdhesimi TIRANË- Pesë shqiptarë, mes tyre tre fëmijë dhe një 79-vjeçare, janë riatdhesuar nga Siria dhe kan&eu...
Pamjet TIRANË- Pesë shqiptarët, gra dhe fëmijë, mbërritën pak pas mesnatës së 26 gushtit në Tiranë, ...
Ministria e Jashtme TIRANË- Pesë shqiptarë, gra dhe fëmijë, janë riatdhesuar nga Siria dhe kanë mbërritur në S...
TIRANË- 300 punonjësve të administratës u jepet mundësia të përfitojnë kredi me 0% interes për blerje apartamenti...