Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 92.53 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 92.53 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Rënia e kësaj jave e thellon tendencën e zhvlerësimit të Euros gjatë këtij viti. Që nga fillimi i vitit kalendarik, kursi Euro/Lek ka rënë me 4.4%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia e kursit ka arritur në 4.8%. Këto të dhëna tregojnë se rënia e kursit të Euros është shpëejtuar sidomos gjatë muajve të deritanishëm të këtij viti.
Rënia nisi që në tremujorin e parë, me një tendencë të pazakontë në raport me ecurinë historike të kursit në të këtë periudhë dhe u thellua me ritme më të shpejta gjatë sezonit veror, çka ishte pak a shumë e pritshme dhe në linjë me trajektoren sezonale.
Agjentët e këmbimit vlerësojnë se oferta e valutës në treg është e lartë dhe mund të hipotizohet se kjo i detyrohet kryesisht prurjeve nga turistët.
Në mungesë të statistikave për ecurinë aktuale, referenca në të dhënat e pjesës së parë të vitit në përgjithësi tregojnë një ofertë të lartë për valutë dhe rritje të këmbimeve valutore në tregun e brendshëm.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se vëllimi i tregtimit valutor në tregun e brendshëm arriti një rekord të ri historik në tremujorin e dytë të vitit. Vlera e këmbimeve valutore arriti në gati 4.5 miliardë euro, në rritje me rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Volumi i këmbimeve valutore madje kaloi edhe vlerat e regjistruar në tremujorin e tretë të vitit të kaluar.
Gjithashtu, statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se për tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë korrente u tkurr në 228 milionë euro, në rënie me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, investimet e huaja direkte arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Ato u rritën me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e volumeve të këmbimit valutor dhe rrjedhimisht edhe forcimi i vazhdueshëm i Lekut ngelet e lidhur ngushtë me ecurinë e Bilancit të Pagesave.
Sipas saj, analiza e kombinuar e të dhënave të tregut valutor dhe atyre të bilancit të pagesave deri në tremujorin e parë rikonfirmoi lidhjen e ngushtë ndërmjet vëllimeve të tregtimit në tregun valutor dhe flukseve të shkëmbimeve të mallrave e shërbimeve me jashtë. /Monitor
Principote Mykonos GREQI- Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Ksamil, ku Sokrat Vata vrau me thikë n&eu...
pamje nga vendngjarja PUKË- Një situatë kritike është regjistruar në fshatin Gojan i Madh, ku një zjarr masi...
Foto ilustruse Një i kërkuar i drejtësisë shqiptare arrestuar në Londër ka pranuar të ekstradohet në Shqipëri....
Vushtria KOSOVË- Vendosja e një guri të themelit në një fshat të Vushtrrisë, ku Dioqeza Prizren-Prishtinë p...
PUKA- Situata me zjarri në fshatin Gojan i Madh në Pukë është përshkallëzuar dhe zjarri i është afruar banes...
pamje nga aksidenti FIER- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier, në vendin e...
Pjerin Bitani SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku Vladimir Bruçi u plag...
në Pustec të Korçës KORÇË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka kritikuar m...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht pas një incidentit të ...
Foto ilustruse TIRANA- Situata me zjarret vijon të mbetet problematike, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përdit...