Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Që nga fillimi i vitit, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 4.9%, ndërsa krahasuar me një vit më parë Euro është zhvlerësuar me 5.3%.
Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien edhe në dhjetëditëshin e parë të muajit shtator. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 92.02 lekë, shumë afër nivelit minimal historik prej 92.01 lekësh të regjistruar më datë 3 shtator.
Që nga fillimi i vitit, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 4.9%, ndërsa krahasuar me një vit më parë Euro është zhvlerësuar me 5.3%.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, oferta e Euros në treg paraqitet e lartë, çka mund të shpjegohet pjesërisht me zgjatjen e sezonit të pushimeve verore dhe me flukset e larta hyrëse të lidhura me to.
Ndërkohë, hipotizohet se rënia e vazhdueshme e Euros në vitet e fundit po sjell edhe rënie të kërkesës për Euro të lidhur me transaksionet e brendshme ekonomike. Për shembull, në tregun e pasurive të paluajtshme ka nisur të vërehet një zhvendosje e kuotimeve dhe shitjeve drejt Lekut.
Zhvlerësimi i Euros, por edhe interesat më të ulëta të lekut, në vitet e fundit janë shoqëruar edhe me zhvendosje të kreditimit të individëve masivisht drejt Lekut, madje edhe me konvertime të kredive ekzistuese nga Euro në Lekë.
Pjesërisht, një tendencë e tillë po vërehet edhe te depozitat. Të gjithë këta faktorë kanë sjellë rritje të shitjes së Euros dhe kanë shtuar kërkesën për Lekë në tregun valutor.
Banka e Shqipërisë e shpjegon forcimin e Lekut kryesisht me përmirësimin e vazhdueshëm të Bilancit të Pagesave. Statistikat treguan se për tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë korrente u tkurr në 228 milionë euro, në rënie me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, investimet e huaja direkte arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Ato u rritën me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas Bankës Qendrore, analiza e kombinuar e të dhënave të tregut valutor dhe atyre të bilancit të pagesave deri në tremujorin e parë rikonfirmoi lidhjen e ngushtë ndërmjet vëllimeve të tregtimit në tregun valutor dhe flukseve të shkëmbimeve të mallrave e shërbimeve me jashtë.
Nga ana tjetër, politika e ndjekur nga qeveria shqiptare në vitet e fundit, me suficite të mëdha buxhetore në pjesën dërrmuese të vitit, besohet se po ushtron një ndikim shtesë në forcimin e Lekut. Për 7-mujorin 2027, buxheti ishte në suficit në vlerën e 50.7 miliardë lekëve, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Banka e Shqipërisë vazhdon të blejë valutë me qëllim frenimin e ritmit të shpejtë të rënies së kursit të Euros, por këtë vit efektshmëria e ndërhyrjeve të saj ka qenë më e ulët.
Shifrat e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë janë bërë publike vetëm deri në fund të tremujorit të parë, kur u blenë afërsisht 140 milionë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Shifrat e periudhës në vazhdim nuk janë bërë ende publike, por mbështetur në vlerësime të tërthorta analistët e tregut besojnë se blerjet janë rritur më tej krahasuar me të njëjtat periudha të dy viteve të mëparshme. Më herët, në periudhën 2024-2025, Banka Qendrore pati tërhequr më shumë se dy miliardë euro nga tregu, në përpjekjet e saj për ta ngadalësuar forcimin e monedhës vendase. /Monitor
Ziza Pajaziti Perent Lëngu, një punonjës me karrierë 18 vjeçare në burgun e Drenovës të Korçës, ë...
foto ilustruese TIRANË- Një incident ka ndodhur në ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës rreth orës...
Foto ilustruese TIRANË- Punonjësit e administratës së Gjykatës së Tiranës i kanë drejtuar një kërkes...
pamjet nga vendi i ngjarjes ITALI- Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm br...
foto ilustruese TIRANË- Ervis Deti, pjesë e grupit të Visit të Pojës është ekstraduar sot nga Italia. Ekstadimi i t...
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një paralajmërimpër konsumatorët pas një njoftimi të mb&e...
pamjet nga protesta TIRANË- Gazeta franceze Le Figaro i ka kushtuar një artikull protestave të zhvilluara në Tiranë kundër qe...
Është ora 23:00 e mbrëmjes së hënë, por qindra njerëz u mblodhën sërish përpara Kryeministrisë pas kat&...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga seanca me dyer të mbyllura në Gjykatën e Tiranës, ku u dha masa e siguri...
pamjet nga protesta TIRANË- Gazeta amerikane Los Angeles Times i ka kushtuar vëmendje protestave të zhvilluara në T...