Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Sipas të dhënave të INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 6.2% në 6-mujorin e parë të këtij viti.
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e mbylli javën në rënie, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar tëkëmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 92.85 lekë. Që nga fillimi i vitit, Euro është zhvlerësuar me 4.1%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rënia e kursit të monedhës europiane ka arritur në 4.4%.
Agjentët e tregut besojnë se rënia e Euros në muajt e fundit ështëe lidhur kryesisht me efektin e sezonit turistik, që sjell prurje tështuara valutore, me efekt në rënien e kursit të Euros kundrejt monedhës vendase. Sipas të dhënave të INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 6.2% në 6-mujorin e parë të këtij viti.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se për tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë korrente ra në 228 milionë euro, në rënie me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, investimet e huaja direkte arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Ato u rritën me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në raportin e politikës monetare për tremujorin e tretë të vitit, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky përmirësim u përkthye në një ofertë të rritur të valutës në tregun vendas, duke favorizuar shfaqjen më të hershme të presioneve mbiçmuese mbi kursin e Lekut.
Gjithmonë sipas Bankës së Shqipërisë, analiza e kombinuar e të dhënave të tregut valutor dhe atyre të bilancit të pagesave deri në tremujorin e parë rikonfirmoi lidhjen e ngushtë ndërmjet vëllimeve të tregtimit në tregun valutor dhe flukseve të shkëmbimeve të mallrave e shërbimeve me jashtë.
Sidoqoftë, në publik ngelet i fortë perceptimi se kursi i Euros ndikohet ndjeshëm edhe nga prurjet valutore që burojnë prej aktiviteteve informale ose kriminale dhe që investohen sidomosnë zhvillimin dhe blerjen e pasurive të paluajtshme.
Nga ana tjetër, forcimi i Lekut pjesërisht po mbështetet edhe nga politika fiskale e ndjekur nga qeveria shqiptare, me suficite të mëdha fiskale në pjesën më të madhe të vitit, praktikë që e ul ofertën e monedhës vendase në treg. Për 6-mujorin 2026, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të 52.8 miliardë lekëve, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Banka e Shqipërisë po ndërhyn vazhdimisht në tregun valutor për të blerë valutë, por ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë vetëm sa po e kontrollojnë pjesërisht rënien e Euros, pa mundur ta frenojnë plotësisht atë. Burime nga tregu bëjnë të ditur se Banka Qendrore po vazhdon ndërhyrjet, por pa e frenuar dot plotësisht rënien e Euros.
Pjesërisht, vendimi për të mos rritur normën bazë të interesit nëmuajt e fundit i detyrohet edhe përshpejtimit të forcimit të Lekut në kursin e këmbimit.
Që prej vitit 2024, Banka e Shqipërisë po përpiqet nga zbusë ritmin e forcimit të Lekut, nëpërmjet blerjeve të mëdha të valutës në tregun e brendshëm. Që prej fillimit të vitit 2024 deri në fund të 3-mujorit 2026, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu gati 2.2 miliardë euro. Vetëm për tremujorin e parë të këtij viti, blerjen kishin vlerën e 140 milionë eurove, një rekord për këtë periudhë të vitit./Monitor
Foto ilustruse TIRANA- Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasoj&eum...
Banorët e Rrogozhinës në protestë RROGOZHINË- Banorët e Rrogozhinës kanë dalë sërish, ...
Kozeta Hyseni TIRANË- Prokuroria e Tiranës rihapi sërish çështjen e masakrimit të Kozeta Hysenit, një krim makabë...
TIRANË- Me flamuj dhe pankarta në duar e me thirrje kundër qeverisë, qytetarët po vijojnë të marshojnë në&nb...
pamjet DIVJAKË- Banorët e Bashkisë Divjakë kanë vijuar për të 15-tën ditë radhazi protestën ku...
pamje nga marshimi TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës me thirrjet "Shqipëria kërkon r...
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit....
TIRANË- Një protestues iu drejtua Edi Ramës duke i thënë se protestuesit do ta shembin bashkë me pushtetin e tij të kalbur....
TIRANË- Gazetari Osman Stafa, duke folur në protestën e 76-të, e ka cilësar këtë tubim si një nga momentet më...
TIRANË- Pamjet nga protesta masive që po zhvillohet në Tiranë tregojnë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme qytetar...