30 May 2024, 08:37
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria renditet e fundit në Europë bashkë me Turqinë për mbështetjen financiare për familjet në nevojë (ato përfshijnë, përveç kujdesit shëndetësor, kostot e shtatzënisë, lindjes dhe birësimit, kujdesin ndaj fëmijëve dhe kujdesin për anëtarët e tjerë të familjes). Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2021, vendet e BE-së shpenzuan mesatarisht 777 € për person për përfitime familjare, nga 561 € në 2011.
Ndërsa Shqipëria shpenzoi vetëm 45 euro për frymë për familjet në nevojë me fëmijë në vitin 2021, duke u renditur e parafundit pas Turqinë me 37 euro për frymë. Vendet me shpenzimet më të larta për përfitimet familjare për person në vitin 2021 ishin Luksemburgu (3611 euro), Danimarka (1858 euro) dhe Gjermania (1575 euro). Vendet me shpenzime më të ulëta ishin Bullgaria (161 euro), Greqia (243 euro) dhe Rumania (244 euro).
Në BE, përfitimet familjare përfaqësonin 8.3% të totalit të shpenzimeve për përfitimet e mbrojtjes sociale në vitin 2021. Në përqindje Polonia kishte shpenzimet më të mëdha (15% e totalit të përfitimeve sociale), Luksemburgu (14.8%) dhe Estonia (12.8%) regjistruan përqindjet më të larta të shpenzimeve për përfitimet familjare. Ndërkohë, përqindjet më të ulëta ishin në Itali (4.1%), Holandë (4.6%) dhe Qipro (4.7%). Mbështetja financiare për familjet e varfra më fëmijë është një ndër zërat e mbrojtjes sociale. Por Shqipëria gjithashtu ofron mbrojtje të ulët financiare për popullsinë në nevojë në krahasim me vendet e tjera të Europës.
Të dhënat e Eurostat treguan se 27 vendet anëtare të BE çuan për mbrojtjen sociale 39.2 për qind të buxhetit të tyre në vitin 2022, ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit çoi vetëm 30 për qind të buxhetit. Sektori me peshën më të lartë në shpenzimet buxhetore si në BE dhe në Shqipëri është ‘Mbrojtja sociale’, me 30 për qind të shpenzimeve të përgjithshme publike në vitin 2022. Ky zë dominohet nga shpenzimet për fondin e pensioneve si edhe programet në mbështetje të familjeve dhe individëve në nevojë (ndihma ekonomike dhe aftësia e kufizuar).
Por Shqipëria ndan nga buxheti i saj për këtë zë rreth 9.2 pikë përqindje fonde më pak se Bashkimi Europian. Institucionet Financiare ndërkombëtare e kanë këshilluar qeverinë shqiptare që të rrisë investimet tek kapitali njerëzor, duke sugjeruar më shumë fonde për arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale. Në kushtet e plakjes së popullsie, rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë vendi po përballet me nevoja emergjentë për kujdes sidomos për moshat e vjetra. Shqipëria nuk ka ngritur asnjë infrastrukturë për kujdesin ndaj moshës së tretë teksa vendi po përballet me pleqërimin e bumit të lindjeve në vitet 1960-70./ Monitor
familjet e varfra me femije
Aktualitet
30 May 2024, 08:31
B.Z
Autorët e dhunës, Sokol Mëngjesi
TIRANË - Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi në ambjentet e një kopshti privat në Ti...
Aktualitet
30 May 2024, 08:35
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në 4-mujorin e parë të vitit Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar 29 subjekte nga të cilat 8 të qe...
Aktualitet
30 May 2024, 07:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relati...
Aktualitet
29 May 2024, 22:42
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Një raport i publikuar ditën e djeshme nga Bashkimi Europian mbi cilësinë e ujërave të larjes në...
Aktualitet
29 May 2024, 22:38
N.F
Sokol Mengjesi
TIRANË- Gazetarja, Dorjana Bezat ka zbardhur detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit, Sokol Mëngjesi.&...
Aktualitet
29 May 2024, 22:30
r.ll
pamje nga sulmi
TIRANË- Pamje të reja janë publikuar nga momenti i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili si pasojë e dhun&e...
Aktualitet
29 May 2024, 22:03
N.F
Drejtori teknik
SHKODËR- Drejtori teknik në Spitalin Rajonal të Shkodër ka reaguar në lidhje me raportimet për rënien ...
Aktualitet
29 May 2024, 21:30
r.ll
pamje nga sulmi
TIRANË- Është publikuar videoja nga momenti i sulmit ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi, i cili si pasojë e dhunë...
Aktualitet
29 May 2024, 21:39
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit, Sokol Mëngjesi. Lala e ftuar...
Aktualitet
29 May 2024, 21:17
r.ll
pamje nga spitali
SHKODËR- Policia ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë ditën e sotme në spitalin rajonal të Shkodrës. N&...