16 August 2022, 09:59
Nga A.B
Flori te rreme
ELBASAN- Dy italianë, të identifikuar si Fortunato Maddaloni, Riccardi Gennario janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi janë kapur duke shitur flori të rremë. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022. Materiali që keta shtetas kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera. Gjatë operacionit 'Fake Gold', dy italianët janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në qytetin e Elbasanit, gjatë tentativës për të shitur arin e rremë në një argjendari, ku fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër.
Policia ka sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Elbasan – Kontrabanduan dhe shitën nëpërmjet mashtrimit, ar të rremë me vlerë 200 000 euro, arrestohen në flagrancë në një argjendari, gjatë tentativës për të shitur sërish, 2 shtetas italianë. Sekuestrohen një sasi ari, 4 aparate celuare dhe shuma parash të monedhave të ndryshme. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandës me mallra të licencuara dhe të deklarimit të rremë të shtetasve, nëpërmjet mashtrimit, në lidhje me natyrën, llojin dhe cilësinë e tyre, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fake Gold”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. M., 67 vjeç, banues në Napoli, Itali dhe R. G., 76 vjeç, banues në Milano, Itali. Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022. Materiali që keta shtetas kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fake Gold”, 2 shtetasit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në qytetin e Elbasanit, gjatë tentativës për të shitur arin e rremë në një argjendari, ku fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër. Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të lincencuara” dhe “Mashtrimi”.
flori te rreme fortunato maddaloni riccardi gennario
Aktualitet
16 August 2022, 09:33
A.B
Policia
DIBËR- Dy vëllezër janë arrestuar nga policia pasi kanë vjedhur me dhunë 300 mijë lekë, një orë d...
Aktualitet
16 August 2022, 09:30
A.B
Momenti kur shpetohet turistja
TIRANË- Një veprim i momentit shpëton jetë. Kështu ndodhi në një restorant në kryeqy...
Aktualitet
16 August 2022, 09:13
A.B
Policia
LEZHË- Policia kufitare e Shëngjini ka bllokuar tre mjete lundruese 'Jet Ski'. Kontrollet u ushtruan në zonën e 'Ranës s&e...
Aktualitet
16 August 2022, 08:30
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë li...
Aktualitet
16 August 2022, 08:20
A.B
Ushqime
TIRANË- Kuzhina greke është renditur e dyta në mesin e pesëdhjetë kuzhinave më të mira në bot&eum...
Aktualitet
16 August 2022, 07:34
A.B
Policia
ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga në zonën e Tavianos. Personi ende i paidentifikuar ishte n&eu...
Aktualitet
16 August 2022, 07:24
A.B
Diell
TIRANË- Orët e para të ditës sjellin dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të ult&...
Aktualitet
15 August 2022, 22:56
F.M
Evis Kushi
TIRANË- Ministria e Arsimit ka nxjerr një udhëzim për të për mësuesit e rinj dhe të gjithë punonj&...
Aktualitet
15 August 2022, 22:50
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Elinta Garo, 29 vjeçe, është e reja që aksidentoi këmbësorët në zonën e Liqenit...
Aktualitet
15 August 2022, 22:47
F.M
Foto Ilustruese
BRITANI E MADHE- Një shqiptar, i identifikuar si Mikael Kanaci është dënuar me nëntë muaj burg për trafi...