15 March 2024, 14:37
Nga M.B
Altin Dumani
TIRANA- Sot u publikua një deklaratë që kreu i SPAK, Altin Dumani, që kishte të bënte me kërcënimin e familjes së një prokurori. Deklaratën e publikuar, Dumani e bëri teksa mori pjesë në një takimi me dyer të mbyllura të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
"Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyrë", thuhej në deklaratë e Dumanit, të publikuar më herët.
Lidhur këtë deklaratë, Dumani, ka bërë një reagim për Euronews Albania, ku tha se nuk përmendi një kërcënim konkret që i është bërë ndonjë prokurori të SPAK. Ai sqaroi se deklarata e tij u bë në kontekstin se prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, nuk ndihen të shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga politika, por për kërcënimet nga krimi i organizuar.
“Nuk kam thënë në takimin që jam thirrur ditën e sotme, që është kërcënuar familja e ndonjë prokurori. Më është bërë një pyetje, nëse ndihen të kërcënuar prokurorët nga politika apo krimi i organizuar dhe kam thënë që nuk jam i shqetësuar nga politika, por nga krimi i organizuar dhe prokurorët janë të përgatitur për çdo gjë”, tha Dumani.
altin dumani
Aktualitet
15 March 2024, 14:25
M.B
Foto ilustruese
SHKODËR- Një aksident është regjistruar në Koplik ku mësohet se një 75-vjeçar me inicialet L. G.,...
Aktualitet
15 March 2024, 14:02
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Karriera dhe këshillat rreth saj janë vendimtare për të ardhmen e të rinjve, por në Ballkan, ndryshe ...
Aktualitet
15 March 2024, 13:54
S.N
Foto Ilustrim
SHKODËR- Një burrë 57-vjeçar ka denoncuar në polici një 50-vjeçare në Shkodër. Sipas tij 50-...
Aktualitet
15 March 2024, 13:41
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Jetëgjatësia në Shqipëri arriti 79,1 vjeç në vitin 2022 me një diferencë prej 1.5 vitesh ...
Aktualitet
15 March 2024, 13:24
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Një aksident u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Durrës ku një automjet përplas pr...
Aktualitet
15 March 2024, 13:12
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Një 36-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap me doza kokaine. Gjatë operacionit t&eum...
Aktualitet
15 March 2024, 13:01
S.N
Foto Ilustrim
BULQIZË- Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shiste lëndë narkotike të tipit...
Aktualitet
15 March 2024, 12:27
S.N
Zamira Duda
TIRANË- Zamira Duda, nëna e një 8-vjeçari të vrarë në tragjedinë e Gërdecit para 16 vitesh, tha ...
Aktualitet
15 March 2024, 12:22
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ka marrë pjesë në një...
Aktualitet
15 March 2024, 11:33
E. D
policia
FIER- Arrestohet një person në Fier dhe procedohet një tjetër për vepra penale të ndryshme. Policia arrestoi 38-vje&c...