28 August 2026, 12:48
Nga Elton Qyno
Foto ilustruese
DURRËS- Gjykata e Durrësit, ka konfirmuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj Bledar Çunit, i cili 3 ditë më parë u arrestua në qytetin e Beratit, teksa ishte duke festuar “Baby Shower” për të mësuar gjininë e bebit të bashkëshortes së tij.
Mësohet se gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor Çuni ka pretenduar se nuk ka dashur ta vrasë Fabion Kuçin, por vetëm ta trembi atë për shkak të sharjeve dhe ofendimeve, që ai i ka bërë në social median Tik-Tok.
Por këto pretendime nuk u morën në konsideratë nga gjykata e Durrësit, e cila rikonfirmoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Bledar Çunin, ndaj të cilit prokuroria e këtij qyteti ka ngritur akuzën e “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
I dëmtuari i kësaj dosjes Fabion Kuçi është një personazh i famshëm në “Tik-Tok” dhe njihet ndryshe me pseudonimin “Gucci”. Në muajin dhjetor të vitit 2025, ai u sulmua me armë dhe sende të forta në ambjentet e një lokali në Durrës, duke mbetur i plagosur.
35-vjeçari Çuni u shpall në kërkim për ngjarjen kriminale të regjistruar në muajin dhjetor 2025, pasi në qytetin e Durrësit, së bashku me disa persona të tjerë si Fabjan Brahja dhe L.B., kanë goditur dhe plagosur me armë zjarri të riun Fabion Kuçin. Edhe pse ndodhej në arrati, Çuni kishte shkuar në Berat për të parë gjininë e fëmijës së bashkëshortes së tij dhe për këtë gjë ishte organizuar dhe një festë familjare dhe shoqërore në ambientet e lokalit.
Por, pas mbarimit të festës, oficerë të policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të ardhura nga Fieri në Berat, kanë bërë arrestimin e Bledar Çunit, duke e shoqëruar më pas në ambientet e policisë. Çuni, nuk ka mundur të bëjë asnjë rezistencë, ndërsa makina e tij dhe e disa personave është kontrolluar nga policia e Beratit për prezencën ose jo të armëve dhe sendeve të tjera të paligjshme, por pa rezultat.
Ndërkohë, më parë në zonën e Kamzës, policia e Durrësit arrestoi bashkëpunëtorin e tij, Fabjan Brahja, i cili është ndaluar në muajin maj 2026, brenda banesës së tij në Kamëz. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Durrësit, njeriu që ka qëlluar me pistoletë, duke sjellë plagosjen e Kuçit, dyshohet të jetë pikërisht Bledar Çuni, një personazh ky me precedent të mëparshëm penal dhe i ndaluar disa herë nga policia kriminale e Durrësit për akuzën e “Tregtimit dhe trafikimit të drogës”, si dhe “Mbajtjes pa leje të armëve”./Dosja.al
bledar cuni fabion kuci policia e shtetit
Aktualitet
28 August 2026, 12:16
G.M
Mirand Alla
ANGLI- Mirand Alla, është emri i 29-vjeçarit që u arrestua pranë shtëpisë së tij në Shelton...
Aktualitet
28 August 2026, 12:03
I.A
TIRANË- Piktori i njohur shqiptar, Kujtim Buza, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur miku dhe kol...
Aktualitet
28 August 2026, 11:47
G.M
Foto ilustruese
ITALI - Një 21-vjecar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për shpërndarje t&e...
Aktualitet
28 August 2026, 11:29
G.M
Pamje nga operacioni
DURRËS- Policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme operacionale kanë finalizuar operac...
Aktualitet
28 August 2026, 11:16
I.A
Vlore
TIRANË- Shqipëria përballet me kërcënimin e dy proceseve të veçanta të arbitrazhit ndërkombëtar p...
Aktualitet
28 August 2026, 11:07
G.M
Foto ilustruese
SPANJË- Policia Kombëtare e Spanjës ka liruar një burrë në Barcelonë, i cili ishte rr&eum...
Aktualitet
28 August 2026, 11:00
I.A
Ergys Agasi
TIRANË- Dy efektivë të forcave “Shqiponja” janë pezulluar nga detyra për shkak të nxjerrjes së f...
Aktualitet
28 August 2026, 10:56
I.A
Ana Dyrmishi
TURQI- 25-vjeçarja Ana Dyrmishi ka humbur jetën në Turqi, disa ditë pasi u plagos rëndë nga zjarri që...
Aktualitet
28 August 2026, 10:40
I.A
Perplasja
DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Durrës-Rrogozhinë. Mësohet s...
Aktualitet
28 August 2026, 10:33
I.A
I moshuari
SARANDË- Një 80-vjeçar ka bërë një denoncim të rëndë lidhur me hipotekimin e një godine n&eu...