LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndahet nga jeta piktori i njohur Kujtim Buza, Pashk Përvathi: Arti shqiptar humbi një nga bijtë e tij më të çmuar

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur miku dhe kolegu i tij, Pashk Përvathi, i cili në një dedikim prekës e cilëson Buzën si artistin e madh, profesorin dhe mikun e shtrenjtë.

28 August 2026, 12:03 Nga I.A

Ndahet nga jeta piktori i njohur Kujtim Buza, Pashk Përvathi: Arti shqiptar

TIRANË- Piktori i njohur shqiptar, Kujtim Buza, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur miku dhe kolegu i tij, Pashk Përvathi, i cili në një dedikim prekës e cilëson Buzën si artistin e madh, profesorin dhe mikun e shtrenjtë.

Përvathi vlerëson kontributin e Buzës në pikturën shqiptare, duke e përshkruar si një mjeshtër të peizazhit, që përmes veprave të tij përcolli dashurinë për natyrën, vendin dhe jetën. Ai kujton gjithashtu figurën njerëzore të artistit, duke theksuar se Buza ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte dhe t’u jepte këshilla artistëve të rinj.

Postimi i Plotë:

Lamtumirë, profesor dhe mik i shtrenjtë, Kujtim Buza

Sonte arti shqiptar humbi një nga bijtë e tij më të çmuar. U nda nga jeta Kujtim Buza, artisti i madh, profesori ynë, kolegu ynë dhe, mbi të gjitha, miku ynë i shtrenjtë.
Është e vështirë të flasësh për një njeri të tillë në pak fjalë, sepse jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me artin, me pikturën dhe me dashurinë e pakufishme për vendin e tij.

Kujtim Buza vinte nga një familje me tradita të forta patriotike nga Gjakova. Ishte i biri i piktorit të madh Abdurrahim Buza, një emër i rëndësishëm i artit shqiptar. I rritur në një familje ku arti ishte pjesë e jetës së përditshme, Kujtimi e njohu pikturën që në fëmijëri. U rrit me të, e deshi, e studioi dhe më pas ia kushtoi gjithë jetën.

Pas përfundimit të studimeve, ai dha një kontribut të rëndësishëm jo vetëm si krijues, por edhe në drejtimin e institucioneve të rëndësishme të artit. Me kulturën, përvojën dhe përkushtimin e tij, ai u bë pjesë e rëndësishme e jetës artistike shqiptare dhe e zhvillimit të brezave të rinj.

Si piktor Kujtim Buza do të mbetet gjatë në kujtesën tonë.
Ai ishte një mjeshtër i peizazhit. E deshi natyrën, dritën, ajrin, ngjyrën dhe atmosferën shqiptare. Në telajot e tij, peizazhi nuk ishte thjesht një pamje që duhej riprodhuar. Ai e shndërronte atë në ndjenjë, në poezi, në kujtim.
Ai pikturonte si një impresionist i lindur.
Me penelin e tij ai i thuri poezi me ngjyra Shqipërisë sonë të bukur.
Në veprat e tij ndihej dashuria për vendin, për natyrën dhe për jetën. Ngjyrat e tij kishin dritë, peizazhet e tij kishin shpirt dhe çdo tablo mbante diçka nga bota e tij e brendshme.

Por sot, kur i themi lamtumirë, nuk duam të kujtojmë vetëm artistin e madh. Duam të kujtojmë edhe njeriun.
Kujtim Buza ishte një koleg i urtë, i mençur, i zgjuar dhe i matur. Prania e tij, fjala e tij dhe përvoja e tij kishin peshë.
Ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte të rinjtë, t’u jepte një këshillë, t’u hapte një derë, t’u tregonte një rrugë. E kuptonte se arti nuk trashëgohet vetëm përmes veprave, por edhe përmes dijes, dashurisë dhe bujarisë që një artist ua përcjell brezave që vijnë pas tij.
Kjo është një nga pasuritë më të mëdha që ai na lë.

Sot ndihemi të trishtuar sepse humbëm një mik, një profesor, një koleg dhe një artist të madh. Por në të njëjtën kohë ndihemi me fat që e njohëm, që punuam pranë tij, që dëgjuam fjalën e tij dhe që patëm mundësinë të ndajmë me të një pjesë të rrugëtimit tonë artistik e njerëzor.
Njerëz të tillë nuk largohen plotësisht.
Ata mbeten në veprat që lanë pas, në kujtimet e miqve dhe kolegëve, në brezat që mësuan prej tyre dhe në çdo telajo ku vazhdon të jetojë drita që ata dinin ta shihnin.

Kujtim Buza do të mbetet në historinë e pikturës shqiptare si një nga mjeshtrit e medhenj te peizazhit, si një artist që e deshi natyrën dhe Shqipërinë dhe që me ngjyrat e tij i dha asaj një bukuri të veçantë.

Sot peneli i tij ka heshtur.
Por ngjyrat e tij nuk do të heshtin kurrë.
Ato do të vazhdojnë të flasin për të, për dashurinë e tij ndaj artit, për Shqipërinë që ai e pa dhe e pikturoi me aq shumë dashuri.

Lamtumirë, i dashur profesor.
Lamtumirë, i dashur koleg.
Lamtumirë, mik i shtrenjtë.

U prehsh në paqe, Kujtim Buza.
Vepra jote do të mbetet dhe kujtimi yt do të jetojë gjatë mes nesh.

Mirënjohje të përjetshme për artistin, respekt të thellë për profesorin dhe dashuri për mikun që ishe.

kujtim buza pashk përvathi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin