Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Por pas kontrolleve të kryera nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e Përgjikës, ndaj policia është tërhequr pa asnjë rezultat.

KORÇË- Ky është personi që policia e Korçës dhe reparti Special RENEA, kërkonin mëngjesin e sotëm. Policia kishte mundur të merrte informacion se Mjallaq, (Mihallaq), Petrika Përgjika ishte vendosur në një apartament në qytetin e Korçës, ndaj është kërkuar ndërhyrja e specializuar e forcave RENEA.
Por pas kontrolleve të kryera nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e Përgjikës, ndaj policia është tërhequr pa asnjë rezultat. Gazetari Elton Qyno ka mësuar përmes burimeve se Përgjika është dënuar në mungesë me 18 vite burgim për akuzën e vrasjes së shtetasit Pëllumb Çollaku dhe "Mbajtje pa lejë të armëve".
Vrasja e Çollakut ka ndodhur në vitin 2008 ndërsa Përgjika rezulton të jetë identifikuar në muajin qershor 2009 nga policia e Korçës. Ngjarja e rende është shënuar në aksin rrugor Korçë-Voskopojë. Në mes të rrugës, mesditën e 3 janarit, kalimtarë të rastësishëm gjetën trupin e 24-vjeçarit Pellumb Çollaku, i cili ishte ekzekutuar me një plumb në kokë.
I riu u gjet rreth një javë pasi familjarët kishin denoncuar në polici zhdukjen e tij, ndërsa nga policia u bë e ditur se djaloshi duhet të jetë vrarë disa ditë para se të gjendej. Sipas policisë, një plumb në kokë dhe tre të tjerë në trup i kanë marrë jetën 24-vjeçarit Pellumb Çollaku nga qyteti i Korçës.
Ai është gjetur i vdekur në rrugën e Voskopojës, i hedhur buzë rrugës, në afërsi të fshatit Voskop. Viktima është identifikuar menjëherë nga policia, pasi prej disa ditësh ai kërkohej si person i zhdukur. Disa kalimtarë të rastit ishin të parët që kanë vënë re një kufomë të hedhur në rrugë dhe më pas kanë sinjalizuar policinë.
Pëllumb Çollaku ishte shpallur i humbur nga familjarët me datë 26 dhjetor të vitit 2008 me një denoncim në Komisariatin e Policisë së Korçës. Një javë pas këtij denoncimi, ai është gjetur i vrarë në anë të rrugës pranë fshatit të tij të origjinës. Viktima prej pak kohësh ishte vendosur me banim në qytetin e Korçës, pasi ishte kthyer nga emigrimi në Greqi.
Sipas policisë, Pellumb Çollaku ka qenë emigrant në Greqi, por është dënuar nga ana e drejtësisë greke për trafik lëndësh narkotike dhe pasi ka dalë nga burgu është kthyer në Shqipëri dhe është vendosur në qytetin e Korçës. Sipas hetimeve, ai është vrarë për pazare droge. Pesë muaj pas vrasjes se tij, ka ardhur identifikimi i autorit.
Policia e Shtetit ka deklaruar se për vrasjen me armë zjarri të shtetasit Pëllumb Gurali Çollaku, filloi procedimi penal per shtetasin Mjallaq Petrika Pergjika, 28 vjeç, banues ne Korçë, me arsim tetë klasë. Ai ka qenë i shpallur në kërkim edhe më parë nga Interpol-Tirana, por nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me akuzën tjetër që rëndon mbi të./Syri.net
Mortaja e gjetur VLORË- Një mortajë është konstatuar ditën e sotme në afërsi të kanalit të ujërave n...
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës janë përballur muajve të fundit me shqetësime për sigurinë dhe cilësinë e q...
Segmenti i bllokuar ELBASAN- Punimet për riparimin e Kanalit "Naum Panxhi" në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, kanë mbajtur të bllokua...
Uljan Shpataraku TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën arrest me burg për ish-policin, Uljan Shpatarakun. Shpataraku u arre...
Foto ilustruese VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Vlorë-Orikum, në afërsi t&...
Ziza Pajaziti Dhe Laert Haxhiu Teksa kanë kaluar 14 muaj nga futja në takim special me Laert Haxhiun, të modeles kosovare, Ziza Pajaziti, n&...
Pamje nga zjarri në Dibër DIBËR- Vatrat e zjarreve në qarkun e Dibrës kanë shkaktuar një situatë serioze, kryesish...
Malli i sekuestruar ITALI- Elton Shehi dhe Mond Kallçaku janë dy shqitarët që ranë në prangat e policisë Italiane pasi...
Sendet e sekuestruara ITALI- Policia e Shtetit e Italisë ka arrestuar në flagrancë ditën e djeshme një çift shqiptar, n&eum...
Arrestimi KAVAJË- Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Golem, pasi një 47-vjeçar ishte ni...