21 February 2024, 14:36
Nga M.B
Viktima
BRITANI- Autoritetet britaike kanë publikuar foton e një burri që u rrëzua në një rrugë në perëndim të Londrës dhe vdiq 10 ditë më vonë në spital, me shpresën se familja e tij do ta identifikojë. Mediat britanike shkruajnë se dyshohet se burri në fjalë është shqiptar dhe se ai u gjet në Sixth Avenue, Queen’s Park, në orën 02:40 më 6 tetor. Policia po ashtu ka nxjerrë edhe një imazh të një tatuazhi në krahun e tij të majtë për të ndihmuar në identifikim dhe kanë thënë se vdekja nuk po trajtohej si e dyshimtë.

Det Sgt Julia Morrou shpjegoi se pamjet e kamerave të sigurisë tregonin burrin duke ecur përgjatë rrugës, kur u rrëzua.
“Ne kemi kryer një numër kontrollesh për të tentuar të identifikojmë të dyshuarin, duke përfshirë kontrollimin e përshkrimeve të çdo personi që është raportuar i zhdukur në zonë, por ende nuk kemi qenë në gjendje të kuptojmë se kush është ai. Ne po punojmë me mjekun ligjor për të identifikuar të afërmit e tij të afërt dhe po nxjerrim një imazh të një tatuazhi që burri kishte në bicepin e tij të brendshëm të majtë, me shpresën se dikush mund ta njohë atë dhe ta kërkojë”, thanë efektivët.
Policia tha se burri kishte veshur vetëm pantallona dhe nuk kishte me vete asnjë send identifikimi apo sende personale. Në pamje, policia tha se ai dëgjohej duke folur me veten në një gjuhë të huaj, për të cilën policia besonte se ishte shqip. Ai përshkruhet si i bardhë, i moshës 40-vjeçare, me trup të hollë.
britani shqiptar
Aktualitet
21 February 2024, 14:20
r.ll
altin dumani
SHKUP- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ndodhet sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, së...
Aktualitet
21 February 2024, 13:46
E.d
pamje e aksidentit
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Në mjet ndodheshin 2 vajza njëra prej të...
Aktualitet
21 February 2024, 13:32
r.ll
altin çoku
TIRANË- Babai i 27-vjeçares që kreu vetëvrasje në Kamëz pak javë më parë, ka deklaruar se ...
Aktualitet
21 February 2024, 12:46
E.d
policia
KORÇË- Arrestohen 3 persona në Korçë dhe procedohet 1 tjetër për vepra penale të ndrysh...
Aktualitet
21 February 2024, 12:58
M.B
Ilir Selmani dhe Santiago Malko
TIRANA- I dënuar me 28 vite burg si pjesëmarrës në vrasjen e Santiago Malkos, Ilir Selmani ka dësh...
Aktualitet
21 February 2024, 12:22
r.ll
sibela abedini, altin çoku
TIRANË- Babai i 27-vjeçares që vrau veten pak javë më parë në Kamëz, Artani, k...
Aktualitet
21 February 2024, 11:56
E.d
Policia
FIER- Arrestohen dy persona në Fier dhe procedohen dy të tjerë për vepra penale të ndryshme. 55-vjeçari me iniciale...
Aktualitet
21 February 2024, 11:32
S.B
foto ilustruese
FIER- Procedohen penalisht në gjendje të lirë dy vajza ditën e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se vaj...
Aktualitet
21 February 2024, 11:30
I.A
DURRËS- Prokurori i Durrësit, Gëzim Copa u përball të martën më 20 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK...
Aktualitet
21 February 2024, 11:09
M.B
foto ilustruese
KUÇOVA- Armando Kumaraku, 44-vjeç, dhe Natasha Rombula, 67-vjeç, nënë e bir janë arrestuar...