LIVE UPDATES
Aktualitet

“Futi vajzat në ujë dhe…”, nga tentativa për vrasjen e fëmijëve te zjarri në banesë, mesazhi i gruas nga burgu

Kjo është historia e Rudina Kishtës. Një ditë që nis brenda një banese, por që shpejt kthehet në një seri ngjarjesh ku konflikti familjar, zjarri dhe një akt i rëndë ndaj dy vajzave të saj të mitura e kthyen në ditë tmerri…

29 April 2026, 22:57 Nga E. D

“Futi vajzat në ujë dhe…”, nga tentativa për

TIRANË- Çdo letër që vjen nga burgu nuk është thjesht një kërkesë, por një përballje e gjatë me një moment që nuk kthehet më pas. Jemi koshientë për veprat tona, e dimë që kemi gabuar shumë, por jemi penduar thellësisht dhe besojmë që e vuajmë çdo ditë.

Kjo është historia e Rudina Kishtës. Një ditë që nis brenda një banese, por që shpejt kthehet në një seri ngjarjesh ku konflikti familjar, zjarri dhe një akt i rëndë ndaj dy vajzave të saj të mitura e kthyen në ditë tmerri…

Sipas dosjes, gjithçka nis me një debat me bashkëjetuesin e saj, i cili i kërkoi të largohej nga shtëpia. Kjo kërkesë çoi Rudinën të ndërmarrë një akt të rëndë duke djegur rrobat dhe banesën e bashkëjetuesit, e cila u kthye në hi brenda pak orësh.

Banesën ma ka djegur bashkëjetuesja Rudina Kishte, sepse ajo tentoi njëherë kur unë isha aty. Shkaku që Rudina dogji shtëpinë ka qenë se ajo donte që unë ta çoja të merrte mamanë e saj dhe ta binte te banesa ime, por unë i thashë që me kismet mbase të çoj në darkë. Ajo u mërzit dhe i ka vënë zjarrin banesës, duke më djegur të gjitha orenditë shtëpiake. Banesa është djegur komplet dhe është bërë e pabanueshme.

“Kur një shoqëri jeton në varfëri, nuk ka asgjë të ndryshme se një shoqëri që jeton në dhunë, se varfëria është mbi të gjitha mungesë mundësish dhe shpesh herë njerëzit që jetojnë të privuar nga një mundësi shkojnë drejt një mllefi të brendshëm, një revolte të brendshme. Por, kjo nuk do të thotë që çdo i varfër të përfshihet në krim”, u shpreh sociologia Entela Binjaku.

“Gratë që kryejnë krime për shkak të presionit social janë një tjetër kategori. Përfshihen tek ajo kategori e shtresave të margjinalizuara, të cilat, në mungesë të oportuniteteve, në mungesë të mekanizmave që do të fuqizonin pavarësinë e tyre emocionale dhe ekonomike, bien pre e një presioni dhe, duke qenë se shoqëria nuk është mbështetëse as në mekanizmat fuqizues, as me mekanizmat që do amortizonin dhe do parandalonin sjellje kriminale tek këto gra”, u shpreh psikologia Almeida Xhaferri.

Pas zjarrit në banesë, Rudina Kishta u largua bashkë me dy vajzat e saj të mitura. Në zonën pranë lumit Seman, një dëshmitar rastësor që po peshkonte përballet me një skenë që nuk ka asnjë lidhje me normalen: një nënë me dy fëmijë që tenton t’i mbysë…

“Ajo i futi vajzat në ujë dhe u përpoq t’ua mbante kokën nën ujë… unë hyra menjëherë për t’i shpëtuar…”

Por, sipas dosjes, veprimet e nënës nuk ndalen as aty. Ajo tenton sërish t’u afrohet fëmijëve, duke krijuar një situatë kaotike, ku vetëm ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë e ndalon tragjedinë të përfundojë deri në fund…

“E pandehura ka ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta për të shkaktuar vdekjen e dy të miturave, të ndërprera vetëm nga ndërhyrja e personave të tretë…”

Sot, nga qelia ajo shpreh pendesë, por një krim i tillë i ka dhënë një prej dënimeve më të rënda: atë të humbjes së lidhjes me më të shtrenjtët, me fëmijët… Një lidhje që, për shkak të tentativës së tmerrshme, nuk mund të justifikohet më./Top Channel

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes