10 January 2023, 18:22
Nga F.M
Basir Çollaku
TIRANË- Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se një tjetër zyrtare që punon në Kyeministri ka patur të njëjtën pastruese në banesë si Alda Klosi, zonjën Rozeta Dobi. I ftuar në SyriTV, Çollaku tha se personi në fjalë ka pasur të njëjtën pastruese, por nuk dihet nëse pasuria e saj është hetuar apo jo. Sipas Çollakut, ky është një tregues se që zyrtarët e këtyre niveleve të pushtetit i kanë mbushur shtëpitë me para të vjedhura.
"Një zyrtare tjetër që punon në Kyeministri ka patur të njëjtën pastruese në banesë. Nuk është nga këta të dorës së tretë, por nuk di ç'të them se ç'ka ndodhur me inventarin e saj financiar në banesë, është holluar apo jo sasia e gjërave të saj i ka patur të ligjshme apo jo. Por ka patur të njëjtën ndihmëse në banesë për ta asistuar. Ky është një tregues mendoni ku jemi. Zyrtarë të këtyre niveleve të pushtetit i kanë mbushur shtëpitë me para të vjedhura. Sistemi bankar është ai që i merr. Ka dhe një prag ligjor, një kufi sa para mund të mbash jashtë sistemit. 31 marsi është afati ligjor për deklarimin periodik të vitit paraardhës të pasurisë, të ndryshimeve të bëra. Edhe në këtë formularë të deklarimit jam i bindur që ka mospërputhje të mëdha", tha ai.
Vetëm tre ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al
basir collaku vjedhje ne tirane alda klosi rozeta dobi havier dobi
Aktualitet
10 January 2023, 18:19
Alda Klosi
TIRANË- Në Shqipëri, ish zyrtarja Alda Klosi, në banesën e së cilës dyshohet se u vodhën mbi 120 mij&eum...
Aktualitet
10 January 2023, 18:18
F.M
Havier dhe Rozeta Dobi
TIRANË- Altin Dine, një nga biznesmenët e vjedhur nga pastruesja Rozeta Dobi është shprehur se nuk ka b&eum...
Aktualitet
10 January 2023, 18:12
F.M
Moti
TIRANË- Java e dytë e muajit Janar të vitit 2023 ka sjellë dimrin e vërtetë në Shqipëri. Në një pron...
Aktualitet
10 January 2023, 17:55
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Dy bastisje kanë ndodhur në dhjetë minuta. Dy 17-vjeçarë shqiptarë u arrestuan mbrëmjen e s&eum...
Aktualitet
10 January 2023, 17:51
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Që ish-zyrtarja Alda Klosi gënjeu për burimin e 120 mijë eurove dhe të florinjve në banesë, &eum...
Aktualitet
10 January 2023, 17:27
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një makinë ka marrë flakë pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se makina tip 'Audi' ka ...
Aktualitet
10 January 2023, 17:17
I.A
Rene Rexhepi
DANIMARKË- Rene Rexhepi, shefi shqiptar më i famshëm në botë, ka njoftuar se së shpejti restoranti i tij Noma do...
Aktualitet
10 January 2023, 16:46
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Në 6 vite punë në administratë, duke mbajtur gjithmonë poste me mjaft përgjegjësi, Alda Klosi u ...
Aktualitet
10 January 2023, 16:38
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Infektimet dhe shtrimet në spital si pasojë e prekjes nga pandemia e koronavirusit, në vendin tonë jan&eum...
Aktualitet
10 January 2023, 16:28
k.m.
Antonio Leka
LEZHË- I veshur me anti-plumb të bardhë dhe me arsenal armësh në makinë, këto janë pamjet e Antonio L...