28 August 2026, 17:42
Nga D.S
Ergys Agasi
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka zbardhur zyrtarisht të gjitha akuzat e rënda që rëndojnë mbi biznesmenin Ergys Agasi, për të cilin u vendos lënia në fuqi e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtarja Rudina Palloj, pas kërkesës së SPAK-ut për marrjen e tij në pyetje, Agasi është nën hetim për një sërë veprash penale të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në dosjen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme, Agasi akuzohet për “konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës”, “heqje të paligjshme të lirisë” dhe “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Veç këtyre, ndaj tij rëndojnë edhe akuzat e pastrimit të parave, pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, si dhe “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer kjo e fundit në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Përmes këtij vendimi, gjykata konfirmoi vazhdimin e masës më të rëndë shtrënguese, ndërsa i la afat 5 ditë palës mbrojtëse për të bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
NJOFTIM PËR MEDIAT:
"1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 27.08.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të personit nën hetim Ergys Agasi, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin nr. 62, datë 28.08.2026, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 125, datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ergys Agasi (me gjeneralitetet sipas pjesës hyrëse të vendimit), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b, 258, 28/4, 287 dhe 333/a, 334 të Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 259, pg 2 në lidhje me nenin 50, shkronja h) të Kodit Penal (sipas Urdhrit të Prokurorisë së Posaçme për ndryshimin/saktësimin e cilësimit juridik dhe pasqyrimin e të dhënave në regjistër, datë 16.04.2026).
2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Tiranë, më datë 28.08.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.", njofton GJKKO./Dosja.al
ergys agasi gjkko
Aktualitet
28 August 2026, 17:04
G.M
Zjarri në Vajkal
BULQIZË- Vatra e zjarrit e regjistruar më fshatin të Vajkal të Bulqizës vijon të mbetet aktive prej 35 ...
Aktualitet
28 August 2026, 16:35
G.M
Zjarri në Vranisht
VLORË- Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Fshatin Vranisht, në bashkinë...
Aktualitet
28 August 2026, 16:40
D.S
Maks Haxhia
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë n&eu...
Aktualitet
28 August 2026, 16:28
D.S
Ergys Agasi
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të l&e...
Aktualitet
28 August 2026, 16:24
D.S
Ergys Agasi
TIRANË- Pas një seance maratonë me debate të forta ligjore mes palëve, trupa gjykuese e Gjykatës së Posa&cc...
Aktualitet
28 August 2026, 16:18
D.S
foto nga aksidenti
ELBASAN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, në...
Aktualitet
28 August 2026, 15:21
D.S
Ergys Agasi
TIRANË- Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar&nbs...
Aktualitet
28 August 2026, 15:05
Elton Qyno
Pamje nga vjedhja
TIRANË- Identifikimi i Leonardo Sinanit, 26-vjeçarit që mesnatën e 14 Gushtit 2026, vodhi 27 milion lekë nga s...
Aktualitet
28 August 2026, 14:27
G.M
Pamje nga zjarri
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sotme në zo...
Aktualitet
28 August 2026, 14:19
G.M
Zjarri në Plovisht
KORÇË- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në një sipërfaqe me pyj...