28 August 2026, 15:21
Nga D.S
Ergys Agasi
TIRANË- Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit Ergys Agasi është ndërprerë për herë të dytë, pas më shumë se dy orësh diskutimesh.
Mësohet se, seanca e cila rinsi në orën 12:00, u pezullua ndërsa avokati mbrojtës Maks Haxhia po vijonte paraqitjen e argumenteve të tij ligjore. Zgjatja e fjalës së mbrojtjes u bë shkak për ndërprerjen e procesit, i cili pritet të vijojë në një moment të dytë gjatë ditës.
Më herët, gjykata kishte miratuar një tjetër ndërprerje me kërkesë të mbrojtjes, pasi avokati Haxhia kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore dhe vendimin e caktimit të masës, me pretendimin se nuk i kishte pasur më parë në dispozicion.
Ergys Agasi doli sot para togave të zeza për verifikimin e masës "arrest në burg", e cila ndaj tij ishte caktuar në mungesë. Biznesmeni ndodhej në kërkim që prej muajit dhjetor 2025 dhe u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës. Në momentin e ndalimit, ai ndodhej në automjet me ish-punonjësin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, i cili po ashtu ra në pranga.
Pas përfundimit të argumenteve të mbrojtjes, trupi gjykues pritet të tërhiqet për të marrë vendimin nëse do të lërë në fuqi masën e arrestit me burg apo do ta ndryshojë atë./Dosja.al
ergys agasi gjkko
Aktualitet
28 August 2026, 15:05
Elton Qyno
Pamje nga vjedhja
TIRANË- Identifikimi i Leonardo Sinanit, 26-vjeçarit që mesnatën e 14 Gushtit 2026, vodhi 27 milion lekë nga s...
Aktualitet
28 August 2026, 14:27
G.M
Pamje nga zjarri
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sotme në zo...
Aktualitet
28 August 2026, 14:19
G.M
Zjarri në Plovisht
KORÇË- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në një sipërfaqe me pyj...
Aktualitet
28 August 2026, 14:25
I.A
Nëse islandezët votojnë pro rifillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) ketë fundjavë...
Aktualitet
28 August 2026, 13:53
G.M
Foto ilustruese
FIER- Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinion publik ditën e sotme. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 12...
Aktualitet
28 August 2026, 13:17
G.M
Foto ilustruese
GJOROKASTËR- Një konflikt fizik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen '18 shtatori', në Gj...
Aktualitet
28 August 2026, 13:13
I.A
Pamjet
DURRËS- Një sasi e vogël lënde plasëse, e lidhur me një aparat celular, është gjetur mëngjesin e sot&eu...
Aktualitet
28 August 2026, 13:03
G.M
Arma e sekuestruar
ELBASAN- Polcia e Elbasanit ka vënë në pranga një person, i dyshuar se ka kanosur me armë zjarri punonj&eu...
Aktualitet
28 August 2026, 12:48
Elton Qyno
Foto ilustruese
DURRËS- Gjykata e Durrësit, ka konfirmuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj Bledar Çunit, ...
Aktualitet
28 August 2026, 12:16
G.M
Mirand Alla
ANGLI- Mirand Alla, është emri i 29-vjeçarit që u arrestua pranë shtëpisë së tij në Shelton...