11 September 2026, 12:22
Nga E.d

TIRANA- SPAK ka nisur ditën e sotme verifikimet në lidhje me ngërçin e pagave të magjistrantëve. Kjo lëvizja nga ana e SPAK ka nisur pasi kryetarët e gjykatave kallëzuan ministrin Petrit Malaj. Kallëzimi i tyre lidhet me bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026, pasi Gjykata Kushtetuese kishte vendosur më 17 shkurt 2026 shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2023 në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo duke konstatuar se ato kishin sjellë një ulje “të fshehtë” të pagës së magjistratëve.
Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në përputhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të afatit, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, duke i shtuar edhe 14 mijë lekë për kualifikimin. Megjithatë, Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, me argumentin se përcaktimi i pagave të magjistratëve dhe administratës së drejtësisë është kompetencë e Kuvendit.
Në këto rrethana, Këshilli i Lartë Gjyqësor urdhëruan zbatimin e pagës referuese bazë sipas parametrave të VKM-së nr. 325/2023, me efekt nga 1 gushti 2026. Sipas kallëzimit, degët e Thesarit në pothuajse të gjithë vendin, me përjashtim të Kukësit dhe Dibrës, refuzuan të zbatonin urdhërpagesat me formulën e re.
Ditën e djeshme reagoi edhe ministri Petrit Malaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se ka refuzuar të hap dyert e thesarit të shtetit për të nxjerrë nga aty pa vendim të Parlamentit një volum të konsiderueshëm parash, si shtesë rroge për gjyqtarët dhe prokurorët. Ministri e cilësoi situatën si një përshkallëzim të konfliktit mes pushtetit gjyqësor dhe ekzekutivit, duke shtuar se Ministria e Financave ka vepruar në përputhje me ligjin. Megjithatë kallëzuesit kanë argumentuar se as Ministria e Financave, as Thesari nuk kanë kompetencë ligjore të bllokojnë në mënyrë të njëanshme ekzekutimin e një vendimi gjyqësor./Dosja.al
petrit malaj spak kallezim
Aktualitet
11 September 2026, 12:05
E.d
Gjykata e Shkodrës
SHKODRA- Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Andri Vulaj, autor i vr...
Aktualitet
11 September 2026, 11:42
E.d
Pamje nga takimi
PËRRENJAS- Reforma e re territoriale e propozuar nga PS-ja, e cila synon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa ...
Aktualitet
11 September 2026, 11:43
I.A
Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria ë...
Aktualitet
11 September 2026, 11:37
E.d
Foto ilustruse
NDROQ- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombë...
Aktualitet
11 September 2026, 10:59
E.d
Ilir Beqaj
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paarqitur ditën e sotme pranë ambienteve të S...
Aktualitet
11 September 2026, 10:57
E.d
Luan Baçi
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është paraqitur ditën e sotme pranë ambi...
Aktualitet
11 September 2026, 10:00
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Situata me zjarret në vend po shkon drejt neutralizimit të situatës, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka dh&eum...
Aktualitet
11 September 2026, 09:42
E.d
Gjykata e Vlorës
VLORA- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka shpallur ...
Aktualitet
11 September 2026, 09:30
E.d
Ambasada Amerikane
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmit terrorist në Kullat Binjake në SHB...
Aktualitet
11 September 2026, 09:22
E.d
46-vjeçari shqiptar
AUSTRI- Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 6 vite burg, pasi akuzohet p&eu...