17 March 2025, 16:08
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Kosovë, për shkak të një grabitje të ndodhur sot në afërsi të një qendre tregtare në Prishtinë, ku pati edhe të shtëna me armë zjarri. I plagosuri, i cili ishte punëtori i një kompanie sigurimi, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor, ndërsa sipas raportimeve ndodhet në gjendje të rëndë.
Mjeku në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku ka thënë se i plagosuri tashmë po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike, ndërsa shtoi se ai ka plagë një pjesën abdominale. Pak momente më vonë, mjeku ka deklaruar se ka pranuar në spital edhe pacientin e dytë të plagosur me armë zjarri në rastin e grabitjes. Mjeku ka thënë se i plagosuri i dytë kishte plagë në këmbë dhe është futur po ashtu në sallë të operimit.
“Në ora 11:00 ka ardhur një pacient, i plagosur me armë zjarri, i cili është trajtuar pas reanimimit. Është në sallë operative, është operuar dhe gjendet në kujdes intensiv. Po edhe nga ora 12:00 e kemi pasur edhe një tjetër, i cili gjithashtu është reanimuar dhe është në sallë operative. Edhe personi i dytë ka qenë i plagosur me armë zjarri. Personi i parë është i plagosur në abdomen, i dyti në këmbë”, ka theksuar Çitaku.
Sipas burimeve i plagosuri i dytë është i dyshuari për grabitje. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë një grabitjeje ndaj një fugoni që transportonte para. Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmarrin masa për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
grabitje ne prishtine
Aktualitet
17 March 2025, 16:10
E. D
pamje nga aksidenti
LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur mbasditen e sotme pranë mbikalimit të Patokut, ku dy automjete janë p&eu...
Aktualitet
17 March 2025, 15:55
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Një 29-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar deportimit pasi një gjykatës britanik vendosi se telefonatat në...
Aktualitet
17 March 2025, 15:27
N.F
Aksidenti
GREQI- Një aksident i rëndë në Greqi i mori jetën taksistit 47-vjeçarit shqiptar. Bashkëshortja e tij &...
Aktualitet
17 March 2025, 15:33
E. D
pamje nga aksidenti
PËRMET- Një aksident automobilistik ka ndodhur mbasditen e sotme në Përmet, ku si pasojë ka mbetur i plagosur ...
Aktualitet
17 March 2025, 15:23
r.ll
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelajn. Gjyqtari i...
Aktualitet
17 March 2025, 15:04
Dosja
Policia e shtetit
TIRANË - Qeveria ka vendosur për të tretën herë radhazi riapjen e procesit për kreditë e buta në ...
Aktualitet
17 March 2025, 14:57
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Ambasada e Shqipërisë në Paris ka njoftuar këtë të hënë se 15-vjeçarja nga Kos...
Aktualitet
17 March 2025, 13:07
B.Z
Policia
TIRANË - Një 30-vjeçar është shpallur nga Policia pasi akuzohet se ka djegur dy automjete. Bëhet fjalë pë...
Aktualitet
17 March 2025, 12:44
B.Z
Çopja dhe Mema
BRITANI - Media britanike "The Sun" i ka kushtuar së fundmi një artikull transportimit të të burgosurve shqiptar&...
Aktualitet
17 March 2025, 12:30
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi për motive të dobëta, ka plagosur ...