17 January 2025, 21:22
Nga E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Elvira Tahiraj nga Vlora, me banim në Itali, ka kontaktuar redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan për një problem shumë të rëndë. Në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar një shtetase me emrin dhe mbiemrin e saj vrau bashkëshortin me sëpatë në Sarandë. Sipas denoncueses, pa asnjë verifikim, portale të ndryshme morën foton e saj për t’ia bashkangjitur lajmit.
Elvira Tahiraj: Një mëngjes të zakonshëm kur unë isha në shtëpinë time, më vjen një telefonatë nga kushërira ime, e shqetësuar, kishte lajmëruar gjithë familjarët e mi në Shqipëri që Elvira, ka ndodhur një vrasje ku Elvira ka vrarë burrin. Mediat janë futur në rrjetet sociale, në profilin tim dhe më kanë marrë foton time dhe e kanë publikuar sikur vrasësja isha unë.
Kjo histori alarmoi familjen dhe fisin e Elvirës dhe kjo e fundit la çdo punë dhe erdhi në Shqipëri. Në komisariatin e Vlorës pasi e morën në pyetje për një orë e gjysmë, e përcollën duke i thënë se të tilla gabime ndodhin.
Elvira Tahiraj: Kam lënë çdo gjë në Itali dhe jam nisur drejt Tiranës. Kam vajtur direkt në komisariatin e Vlorës për ta denoncuar këtë rast ku më kanë marrë në pyetje për një orë e gjysmë, u kam shpjeguar situatën që fotoja ime po publikohet në çdo media dhe mua kjo gjë po më shqetëson jashtë mase kur policia më është përgjigjur që kjo ndodh, është një gabim. Për policinë mund të jetë një gabim, por për mua është një prishje imazhi, më ka prishur imazhin, më ka shqetësuar familjarët, më ka shqetësuar vëllezërit, më ka shqetësuar gjithë njerëzit dhe më ka shqetësuar dhe mua e fëmijët e mi.
Profesori i departmentit të gazetarisë Zylyftar Bregu, shpjegon se nuk ka asnjë ent rregullator që kontrollon mediat online dhe në këtë situatë transmetohen lajme të pasakta, duke ulur nivelin e gazetarisë dhe besueshmërinë e këtij profesioni./tvklan.al
elvira tahiraj
Aktualitet
17 January 2025, 21:06
B.Z
Denoncimi
LUSHNJA - Prej më shumë se 6 muajsh pacientët e Lushnjes po dhe të Fierit nuk kryejnë dot rezonancë magn...
Aktualitet
17 January 2025, 20:42
M.B
Foto ilustruese
KRUJA-Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në...
Aktualitet
17 January 2025, 20:10
E. D
foto ilustruese
BERAT- Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Berat-Dimal. Siç u raportua një ma...
Aktualitet
17 January 2025, 19:46
B.Z
Policia italiane
ITALI - Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Parma të Italisë pasi ak...
Aktualitet
17 January 2025, 19:34
M.B
Viktima
ITALIA- 13-vjeçarja me origjinë shqiptare Jennifer Alcani, e cila u aksidentua në Itali ka ndërruar jetë në sp...
Aktualitet
17 January 2025, 19:34
E. D
foto ilustruese
BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal. Mësohet se një 25-v...
Aktualitet
17 January 2025, 18:57
M.B
Erjon Llapaushi
POGRADEC- Familja e Erjon Llapushit, shtëpia e të cilëve është kontrolluar sot nga forcat RENEA, ka reag...
Aktualitet
17 January 2025, 18:53
E. D
pamje nga vendngjarja
GJIROKASTËR- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “18 Shtatori” t...
Aktualitet
17 January 2025, 18:28
E. D
pamje nga vendngjarja
SPANJË- Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ka shkuar në 8 numri i personave të arrestuar si pjesë ...
Aktualitet
17 January 2025, 18:31
B.Z
Pamje nga evakuimi
TIRANË - Një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza u evakua dy ditë më parë në Shqipëri dhe u sht...