6 June 2023, 13:28
Nga k.m.
Joana Duro
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi seancën e caktimit të masës së sigurisë për Vladimir Topin dhe Silvi Shehun, administrator dhe inxhinier i shoqërisë “Drincos” të përfshirë në aferën korruptive në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas SPAK, Topi i ka dhënë ryshfetin prej 330 mijë lekësh inxhinierit, që më pas ia ka kaluar Laura Shtetos, për t’ia dhënë Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Por për shkak të moshës së tij, Vladimir Topi është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa Silvi Shehut iu caktua masa “arrest në burg”.
Ndërsa një ditë më parë, Joana Duro dhe Laura Shteto u lanë në arrest në burg nga GJKKO për korrupsion. Të dyja akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Duro nuk e ka pranuar akuzën, dhe ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën.
Hetimi i udhëhequr nga prokurori Dritan Prençi, ka provuar se biznesmeni nga Lushnja që administron kompaninë e ndërtimit “Dricons”, Vladimir Topi ka paguar një shumë prej 3.3 milion lekë të vjetra tek sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me qëllim fitimin e një tenderi me vlerë 8 milion lekë të vjetra. SPAK ushtroi kontrolle dhe në banesat e tyre, por nuk gjeti sende të paligjshme. Tenderi për të cilin thotë SPAK-u është zhvilluar në 22 Maj dhe i gjithë fondi limit i tij ishte 805 mijë e 872 lekë. Nga kjo llogari del se sekretarja e Përgjithshme e ministrisë mori rryshfet 41 për qind të fondit limit të tenderit.
vladimir topi spak ne msh
Aktualitet
6 June 2023, 13:26
k.m.
Pamje nga takimi
Puna e bërë deri më tani me portalin opendata.gov.al, risitë që ai ka sjellë si dhe gjithçka që ...
Aktualitet
6 June 2023, 13:02
I.A
Foto Ilustruese
KSAMIL- Një gomonë është bllokuar ditën e sotme pranë bregut të detit në Ksamil. Polica k...
Aktualitet
6 June 2023, 12:51
I.A
Spitali i Elbasanit
ELBASAN- Një sherr ka ndodhur mes dy pronarë biznesesh në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në portën hyr&...
Aktualitet
6 June 2023, 12:42
I.A
ATM
ITALI- Dy shqiptare nënë e bijë 38 dhe 19 vjeç, kanë përdorur në mënyrë të paligjshme kartën e...
Aktualitet
6 June 2023, 12:04
k.m.
Joy Aoko
TIRANË- Zbulohen të tjera detaje rreth hetimit për dhunimin me pasojë vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Aoko, ngjarje ...
Aktualitet
6 June 2023, 11:54
I.A
Policia
MALIQ- Një 64-vjeçar është gjetur në mes të rrugës pa shenja jete nga familjarët e tij në Maliq. Vik...
Aktualitet
6 June 2023, 11:53
k.m.
Pandeli Kokaveshi
TIRANË- Bashkëpunëtori i kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, Pandeli...
Aktualitet
6 June 2023, 11:41
k.m.
Pamje nga aksioni
LEZHË- Në fshatin Vinjoll, Fushë-Milot dhe në Dajç të Lezhës dronët kanë zbuluar 694 bim&e...
Aktualitet
6 June 2023, 11:21
k.m.
Marjola dhe Aleko Myrtollari
TIRANË- Niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, Marjola Myrtollari,e cila ës...
Aktualitet
6 June 2023, 11:01
f.i
foto ilustruese
TIARNË- Për herë të parë në Shqipëri është aplikuar një sistem rezervimi online për ...