Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në fund të seancës gjyqësore, gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa akuzohet për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Poli Boriçin. Tre ditë më parë ai tentoi të ekzekutonte me armë në kokë Ermir Këndezi, i njohur si Mir Bitoci, 50-vjeç.
Gjatë seancës gjyqësore, ai ka deklaruar se nuk kishte si qëllim vrasjen e tij, por synonte vetëm ta frikësonte. Kjo pasi ndihej i kërcënuar prej tij. Në fund të seancës gjyqësore, gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa akuzohet për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas Boriçit, motivi ishte hakmarrja pasi 15 vite më parë, Kërtezi i ka plagosur të vëllain dhe e ka paralizuar. Nga ana tjetër Këndezi thotë se prej 15 vitesh jetojnë në të njëjtën lagje dhe kanë marrëdhënie të qeta.
Si ndodhi në ngjarja e rëndë?
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 gusht, ku shënjestra ishte brenda ambienteve të lokalit, ku qëndronte edhe autori. Lëvizjet e tij janë ndjekur nga Poli Boriçi, i cili në ato momente ndodhej pikërisht në të njëjtin lokal, duke pirë kafe në shoqërinë e një gruaje. Menjëherë pasi Bitoci çohet nga tavolina dhe largohet për të folur në telefon, autori ngrihet dhe del pas tij me armë, duke ia vënë në kokë.
Në këto momente, Bitoci ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi. Në këtë moment autorit i është bllokuar arma në momentin që ka tentuar ta shkrepë. Pas ngjarjes Boriçi është larguar, por arratisja i zgjati pak, pasi u ai arestua nga uniformat blu. Arma e zjarrit që dyshohet se u përdor në atentat u sekuestrua si provë materiale.
Pse u përhap versioni i hakmarrjes?
Fillimisht mediat nxorën versionin e ngjarjes sikur Bitoci kishte plagosur Boriçin në vitin 2008, por e vërteta është e kundërta e ngjarjes. Në fakt është Poli Boriçi që për herë të dytë ka tentuar të vrasë një nga familja Bitoci.
17 vite më parë Boriçi ka tentuar që të vrasë vëllanë e Mir Bitocit, Luan Bitocin dhe kjo tentativë ka përfunduar në plagosjen e këtij të fundit.Ende nuk është bërë i ditur shkaku i konfliktit, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me problemet e shëndetit mendor nga të cilat vuan Boriçi.
Pasi plagosi Bitocin në 2008-ën, ka qenë konkretisht vëllai i Polit që ka takuar familjen e Boriçit dhe u ka kërkuar që t’i falnin për ngjarjen e ndodhur për shkak se i vëllai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Familja e Boriçit në atë vit ka zgjedhur që ta falnin për plagosjen dhe ta mbyllnin konfliktin aty, pa e zgjatur më shumë. Ndërsa Boriçi ka bërë vetëm 6 muaj burg për plagosjen dhe më pas është lënë i lirë.
Ndërkohë që ditën e djeshme, pasi rastisi në një lokal me Mirin, Boriçi ka nxjerr armën që mbante gjithmonë me vete dhe ka tentuar që ta vrasë. Burimet nga familja e Bitocit, bëjnë me dije se Poli Boriçi kishte vetëm një javë që kishte ardhur në Shqipëri, pasi jetonte jashtë vendit.
Me armën e mbushur me 9 fishekë në karikator, Poli tentoi vrasjen e Bitocit. Ndërsa në Polici, Borici ka dëshmuar se Allahu ia kërkoi që të vriste Miri Bitocin.
“Ju më keni ardhur me 200 makina me xhama të zinj. Unë i shihja nga dritarja dhe më tha Allahu që ta vrisja”, ka dëshmuar Boriçi mbrëmjen e kaluar në Polici./Dosja.al
Pamje nga vendngjarja Vrasja e turistit Portugez në Ksamil të Sarandës, ka rikthyer edhe një herë në qëndër të...
Automjeti KSAMIL- Kjo është makina, në bagazhin e të cilës ishte fshehur autori i krimit të rëndë, Sokrat Vata. N&e...
Sokrat Vata KSAMIL- Një ngjarje e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Ksamil, ku&n...
pamjet LEVAN- Kjo është 31 vjeçarja turke e cila së bashku me një tjetër shtetas turk ndihmuan autorin e vrasjes s&eu...
KONISPOL- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Sarandë, Oltion Çaç...
Poli Boriçi TIRANË- Mbahet sot seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 52-vjeçarit Poli Bori...
QSUT TIRANË- Pacientja 25-vjeçare me iniciale A. D., e cila mbeti e plagosur rëndë si pasojë e zjarrit të rën&eum...
KSAMIL- Resorti “Principotes” ku u gjet i vrarë me thikë 21-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, ndodhet&n...
KSAMIL- Bekim Bulica është shpallur në kërkim nga policia në kuadër të hetimeve për vrasjen e turistit portugez Luis M...
Tirana GREQI- Një biznesmen 53-vjeçar shqiptar i ndërtimit dhe energjisë, u arrestua më 12 qershor në Selanik mb...