LIVE UPDATES
Aktualitet

Ministri Salla në Sarandë: Faza e dytë e investimit për rehabilitimin e argjinaturës së kanalit K-17 do të garantojë mbrojtjen e mbi 2,000 hektarëve tokë bujqësore

Investimi i realizuar në fazën e parë rrit sigurinë për mbi 2,000 hektarë tokë bujqësore, duke reduktuar rrezikun nga erozioni, përmbytjet dhe depërtimi i ujërave të kripura nga Kanali i Vivarit, një problematikë që ndër vite ka rrezikuar kripëzimin e tokave të fushës së Vrinës.

18 August 2026, 14:19 Nga E. D

Ministri Salla në Sarandë: Faza e dytë e investimit për

KONISPOL- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi dhe Kryetarin e Bashkisë Konispol Ergest Dule, inspektuan përfundimin e fazës së parë të rehabilitimit të argjinaturës së kanalit K-17 në Vrinë, ku janë përforcuar rreth 1.3 kilometra argjinaturë. Ndërhyrja do të vijojë me fazën e dytë, për rehabilitimin e plotë të saj dhe forcimin e mbrojtjes së tokave bujqësore të zonës.

Investimi i realizuar në fazën e parë rrit sigurinë për mbi 2,000 hektarë tokë bujqësore, duke reduktuar rrezikun nga erozioni, përmbytjet dhe depërtimi i ujërave të kripura nga Kanali i Vivarit, një problematikë që ndër vite ka rrezikuar kripëzimin e tokave të fushës së Vrinës. Gjatë inspektimit, Ministri Salla theksoi se përfundimi i kësaj faze është vetëm një pjesë e paketës së investimeve të parashikuara për zonën.

“Faza e parë ka përfunduar dhe do të vijojmë me ndërhyrjet e tjera, në mënyrë që investimi të kompletohet si një cikël i plotë për të gjithë zonën. Me mbrojtjen e argjinaturës dhe funksionimin e hidrovorit mbrojmë mbi 2,000 hektarë tokë bujqësore”, u shpreh Ministri Salla.

Ai bëri të ditur se investimet e parashikuara për zonën arrijnë në rreth 20 milionë euro dhe përfshijnë një paketë të integruar ndërhyrjesh për mbrojtjen, ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore.

“E gjithë kjo paketë investimesh shkon diku te 20 milionë euro për këtë zonë bujqësore, për të mbrojtur tokat, për t’u shërbyer me vaditje dhe për të garantuar kullimin e tyre”, deklaroi Salla.

Ministri u ndal edhe te rëndësia e investimeve parandaluese përballë ndryshimeve klimatike dhe reshjeve intensive, duke theksuar nevojën që ndërhyrjet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit të realizohen përpara periudhave me risk të shtuar.

“Klima ka ndryshuar. Nëse reshjet që më parë shpërndaheshin në tre muaj, tani mund të bien në dy javë, kjo krijon përmbytje dhe problematika të tjera. Prandaj duhet të marrim masa dhe të investojmë në kohë. Po përgatisim një paketë projektesh për zonat ku kemi nevojë të ndërhyjmë në të gjithë Shqipërinë”, tha Ministri Salla.

Sipas tij, pjesë e paketës për zonën e Butrintit është edhe ndërhyrja në hidrovor, i cili ka një rol thelbësor në kullimin e fushës së Vrinës, si dhe modernizimi i sistemit të ujitjes dhe kullimit, me synim mbrojtjen afatgjatë të prodhimit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Ministri Salla bëri të ditur gjithashtu se, pas 17 vitesh, do të hapen kuotat për midhjet, duke e cilësuar këtë një zhvillim të rëndësishëm për ekonominë lokale dhe sektorin e peshkimit.

“Pas 17 vitesh do të hapim edhe kuotat për midhjet, që është një lajm shumë i mirë për Sarandën, Konispolin dhe gjithë Shqipërinë. Kjo do të ndihmojë ekonominë vendase dhe sektorin e peshkimit, ndërsa konsumatori do të ketë një produkt cilësor dhe me standardet e kërkuara”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, theksoi se investimet në këtë zonë kanë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në prodhimin bujqësor dhe ekonominë lokale, por edhe në zhvillimin e turizmit, duke krijuar një efekt zinxhir për rritjen e aktivitetit ekonomik. Vijimi i rehabilitimit të argjinaturës K-17 me fazën e dytë, së bashku me ndërhyrjet në sistemin e ujitjes, kullimit dhe hidrovorin, synon të krijojë një sistem të integruar mbrojtjeje për tokat bujqësore dhe një infrastrukturë më të qëndrueshme përballë fenomeneve natyrore./Dosja.al

andis salla oltion Çaçi ergest dule konispol

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin