Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Krimi në Gjilan/ Autori është biznesmen i njohur, dyshohet se shkak u bë kërkesa për divorc
Viktima, Egzon Bogujevci u gjet i vrarë brenda një automjeti, ndërsa dyshohet se me të njëjtën armë është qëlluar edhe motra e tij, Nafije Bogujevci, e cila u dërgua në Emergjencën e Gjilanit pa shenja jete.
9 October 2026, 19:57Nga E.d
Valon Ramushi
GJILAN- Detaje të reja janë bërë publike për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku humbën jetën Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci. Autori i ngjarjes së rëndë është Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafijes, i cili pas krimit është vetëdorëzuar në polici. Bëhet me dije se Ramushi është biznesmen dhe ushtron aktivitetin e tij në zonën e Gjilanit. Ai është pronar i një kompanie, si dhe i një lagjeje banimi në Makresh.
Viktima, Egzon Bogujevci u gjet i vrarë brenda një automjeti, ndërsa dyshohet se me të njëjtën armë është qëlluar edhe motra e tij, Nafije Bogujevci, e cila u dërgua në Emergjencën e Gjilanit pa shenja jete.
Vrasja e dyfishtë ka shkaktuar tronditje në zonë. Policia dhe autoritetet përkatëse po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin e mundshëm të krimit./Dosja.al