9 October 2026, 19:14
Nga E.d
Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi
Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 trajtoi sot skandalin e SHISH dhe ish-drejtueses Vlora Hyseni. Në dokumentar sqarohet se në një deklaratë e drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, gjatë komunikimit me prokurorët e SPAK, ka ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien e saj me Ergys Agasin dhe mënyrën se si ishte trajtuar ky shtetas nga shërbimi i inteligjencës.
Emisioni sjell në vëmendje dëshminë e Hysenit përpara prokurorëve të posaçëm më 18 shtator, kur ajo u pyet për raportin e saj me Ergys Agasin, ku Hyseni deklaroi se Agasi ishte bashkëpunëtor i SHISH-it, duke lënë të kuptohej se ai po trajtohej nga vetë ajo në kuadër të veprimtarisë së shërbimit.
Vlora Hyseni nuk ishte e panjohur me organin e akuzës. Më 18 shtator gruaja që drejtonte shërbimin e inteligjencës në vend, ishte marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm. Në komunikimin e parë me ta, e pyetur për marrëdhënien e saj me shtetasin Ergys Agasi, ajo deklaroi se ai ishte për të një bashkëpunëtor i SHISH, duke lënë të kuptohej se Agasi ishte në përpunim nga ajo vetë. Një rast i paprecedentë se si drejtuesja madhore e SHISH, të kryente njëkohësisht edhe operativen në terren dhe mbi të gjitha Agasi të mos kishte dijeni se po merrej në përpunim nga kryespiunia e inteligjencës. Për më tepër të mos njihte drejtuesen madhore të Shërbimit Informativ Shtetëror, gjë e cila në fakt u rrëzua nga vetë SPAK, pasi Vlora Hyseni nuk kishte raportuar në institucionin që ajo vetë drejtonte se kishte në përpunim shtetasin Ergys Agasi”, thuhet në dokumentar./BalkanWeb
vlora hyseni spak ergys agasi
Aktualitet
9 October 2026, 19:10
G.M
pamje
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sërish në protestë, duke shënuar 132 ditë revoltë kundër qeveris...
Aktualitet
9 October 2026, 19:01
E.d
Foto ilustruse
Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24, u rikthye këtë të premte në...
Aktualitet
9 October 2026, 18:55
E.d
Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi
Ajo që e kompromentoi pozitën e Vlora Hysenit, përballë ligjit, ishin komunikimet e saj me Ergys Agasin, g...
Aktualitet
9 October 2026, 18:16
E.d
Foto ilustruse
POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të...
Aktualitet
9 October 2026, 18:06
G.M
skela
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme komunitetin e shqiptarëve në Greqi. Sipas informacioneve paraprak...
Aktualitet
9 October 2026, 18:01
E.d
Foto ilustruse
GREQI - Një çift shqiptarësh është arrestuar në Selanik të Greqisë, pasi policia u gjeti një ...
Aktualitet
9 October 2026, 17:45
E.d
Foto ilustruse
Banka e Shqipërisë i ka rritur ndjeshëm blerjet e valutës në tremujorin e dytë të vitit 2026. Sipas infor...
Aktualitet
9 October 2026, 17:24
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Drejtori i Kadastrës në Elbasan, Everest Gazheli ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij vetëm ...
Aktualitet
9 October 2026, 17:14
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, shpërthimi në rafineri i ka marrë jet&...
Aktualitet
9 October 2026, 16:46
E.d
Pamje
GJILAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjilan të Kosovës, ku dy persona. Viktimat janë ...