21 September 2026, 13:05
Nga E.d
Artan Myrtaj
SARANDA- Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka urdhëruar shkrirjen e zinxhirit drejtues në policinë e Sarandës. Ky vendim vjen menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj. Kjo ngjarje tronditi qytetarët dhe opinionin publik, ndërsa komisariati i Policisë së Sarandës ndodhet vetëm 70 metra larg vendit ku u vra Myrtaj.
Gjatë fjalës së tij me drejtuesit e policisë në qarqe, Demo ka qenë i ashpër me drejtuesit e policisë, ndërsa ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Sarandës. Gjithashtu ai urdhëroi që të krijohet një Task Forcë për hetimin e krimit në këtë qytet.
Vrasja e Artan Myrtajt
Atentati mafioz ndodhi ditën e djeshme në Sarandë ku viktimë mbeti 44-vjeçari Artan Myrtaj. Para se të qëllohej me armë zjari Myrtaj ishte ulur në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencisë ku autorët e qëlluan dy herë.
Autorët kaluan në rrugën 'Lefter Talo', ndërsa kur viktima i ka pikasur ka tentuar të largohej me vrap drejt rrugës 'Vangjel Pandi', por është vrarë në mes të rrugës. Myrtaj rezulton si i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr.4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza./Dosja.al
saranda policia ervin demo
Aktualitet
21 September 2026, 12:51
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35-vjeçarit shqiptar të gjetur pa jetë më 8 shtator në...
Aktualitet
21 September 2026, 12:40
E.d
Lavdije Isteri
ITALI- Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Lavdije Isteri, 42 vjeçe, me origjin...
Aktualitet
21 September 2026, 12:18
E.d
KOSOVA- Studentët e universiteteve të Kosovës kanë nisur marshimin nga Qendra e Studentëve në Prishtinë. Kjo protest&...
Aktualitet
21 September 2026, 12:04
E.d
GJKKO
TIRANA- Rregullorja e re e vendosur nga GJKKO e cila mbart një sërë rregullash censuruese, ka nisur me ndëshkimin e avokat&...
Aktualitet
21 September 2026, 11:53
E.d
Foto ilustruse
SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 2.000 kilogramë kokainë në një velierë në det t&...
Aktualitet
21 September 2026, 11:20
I.A
Vendi i vrasjes
ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gjovalin Lazri është vrarë gjatë natës në Baldis...
Aktualitet
21 September 2026, 10:56
E.d
Pamje
FUSHË- KRUJË - Zjarri i cili përfshiu vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë ditën e djeshme, vijon ende t&...
Aktualitet
21 September 2026, 10:56
e,d
Foto ilustruse
POGRADEC- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen e cila ndodhi mëngjesin e ditës së sotme n...
Aktualitet
21 September 2026, 10:38
E.d
Foto ilustruse
POGRADEC- Autori i plagosjes në Pogradec është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar drejt ambienteve t&eu...
Aktualitet
21 September 2026, 10:13
Elton Qyno
Kur janë mbushur 24 orë nga vrasja e Artan Myrtaj ose siç njihej ndryshe në Sarandë si "Tani i Rruzhdiut", policia kriminale e Sara...