4 March 2023, 20:30
Nga k.m.

KUÇOVË- Shyqo Brisku, vëllai i 52-vjeçarit, Lefter Brisku, i njohur ndryshe edhe me emrin Krenar Brisku, i cili u dhunua nga një 20-vjeçar, i cili e dhunoi për vdekje sepse po i vidhte disa pula. Në një intervistë për mediat, vëllai i tij Shyqo Brisku tha se lajmin e kishte marrë vesh nga mediat dhe jo nga Policia, ndërsa shtoi se gjatë gjithë kohës që i vëllai ishte në spitalin e Traumës, nuk ishte përmendur në asnjë moment.
Para mediave, ai kërkoi drejtësi.
"Në orën 9 ka ikur nga shtëpia, ka qenë i dehur. Kur e morëm vesh të nesërmen, edhe Policia ka një gabim se nuk na e tregoi gjendjen. Nga këtu e çuan në Berat, nga Berati te Trauma. Ne e morëm vesh të nesërmen përmes televizorit. Policinë e bëj me faj se duhet të na njoftonte.Sot e morëm vesh që na vdiq vëllai, na iku një dritë syri. Ai kishte një çun dhe gruan. Mirë ishte, punonte në një firmë. Nuk vrau një zog me llastiqe por vrau një rob. Një prind të një fëmije, na preku dhe ne si vëllezër. Nuk ka reaguar fare sa ka qëndruar në spital,"-tha ai.
Po ashtu, për të ndjerin, edhe komshinjtë thonë se nuk e njihnin për person problematik.
"Djalë i shëlqyer, e kam pasur komshi dhe nuk kam pasur debate. Ngjarjen e mora vesh përmes televizorit. Të tërë pinë raki por nuk ishte në atë gjendje…"
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit kur 54-vjeçari Lefer Brisku u fut në banesën e familjes Shushari për të vjedhur pula, e pikërisht në atë moment, i riu e kapi dhe e dhunoi duke i shkaktuar fraktura të rëndë në kokë dhe në trup. Edhe pse është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Beratit, e më pas është sjellë tek "Trauma" në Tiranë për mjekim më të specializuar, fatkeqësisht, Bicaku nuk i ka mbijetuar dot plagëve.
lefter brisku vdes lefter brisku
Aktualitet
4 March 2023, 20:12
k.m.
Pamje nga aksidenti
BULQIZË- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Gjoricë të Bulqizës. Mbrëmjen e sot...
Aktualitet
4 March 2023, 19:46
k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Sipas të dhënave të para, dy...
Aktualitet
4 March 2023, 18:50
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me çështjen e paravë të ish-zyrtares Alda Klosi dhe pastrueses s&...
Aktualitet
4 March 2023, 18:43
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur sërish për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. E ftuar n&eum...
Aktualitet
4 March 2023, 17:46
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një 52-vjeçar nga Kuçova ka humbur jetën në spitalin e Traumës pas dhunës që iu us...
Aktualitet
4 March 2023, 17:30
k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Gjendja jo e mirë shëndetësore e Erjon Alibej ka sjellë dështimin për herë të dytë t&...
Aktualitet
4 March 2023, 17:14
k.m.
Foto ilustruese
Sektori i ndërtimit nuk po ndal vrullin. Numri i lejeve për ndërtesa dhe sipërfaqja e dhënë për to sa vj...
Aktualitet
4 March 2023, 16:51
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Dy persona, banues në Durrës, anëtarë të një ekuipazhi janë shpëtuar ditën e sotm...
Aktualitet
4 March 2023, 15:04
I.A
Anija
DURRËS- Dy pjesëtarëve të ekuipazhit të një anije të vogël iu është rrezikuar jeta ditën ...
Aktualitet
4 March 2023, 14:43
I.A
Dan Hutra
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e Dan Hutrës në seancën gjyqësore. Teksa nuk shfaqi asn...