13 February 2024, 21:44
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të kalojë në varësi të Kryeministrit.
Disa ndryshime në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë” përcaktojnë ndër të tjera edhe këtë.
Relacioni nënvizon se përveç ndryshimeve në ligj të cilat korrigjojnë ndryshimin e varësisë së ASIG nga ish-Ministri i Inovacionit dhe Administratës Publike tashmë tek Kryeministri, reforma strukturore institucionale bëri të nevojshëm rishikimin e aspekteve të ndryshme të kuadrit ligjor dhe institucional ekzistues në lidhje me sektorin e informacionit gjeohapësinor, kjo e lidhur edhe me përcaktimet ligjore në lidhje me BIG (Bordi i Informacionit Gjeohapësinor).
Disa nga ndryshimet dhe shtesat propozohen për pozicionimin e ASIG brenda sektorit të IG, në rol qendror në raport me institucionet e tjera, si dhe në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet publike përgjegjëse për temat e IG, duke synuar prodhimin dhe gjenerimin e informacionit të saktë, cilësor dhe në përputhje me standardet e miratuara, i përdorshëm në të mirë të qeverisjes dhe mirëqenies së qytetarëve” thuhet në relacion.
I njëjti vlerëson se në projektligj parashikohet pozicionimi i qartë i ASIG përkundrejt institucioneve të tjera të sektorit, roli i tij qendror, koordinues dhe monitorues, si dhe arkitektura e re e organizimit të funksioneve në këtë institucion.
Miratimi i këtij projektligji do të ndikojë pozitivisht në rritjen e përdorimit të IG nga institucionet publike, sipërmarrjet private dhe publiku, vlerën e shtuar të të dhënave gjeohapësinore ripërdorimin e tyre pa kufizime në funksion të vendimmarrjes dhe shërbimeve teknologjike.
Të rejat që synon të sjellë miratimi i këtij projektligji, duke i grupuar sipas katër synimeve strategjike të përcaktuara në Dokumentin e Politikave për Qeverisjen e Sektorit IG 2020-2030 të lidhura me: synimin strategjik disponueshmëria e informacionit gjeohapsinor, synimin strategjik dy për përdorimin e informacionit gjeohapsinor, synimin strategjik tre për funksionalitetin e sistemit IG shtetëror dhe synimin strategjik 4 miradministrimi i sektorit të informacionit gjeohapsinor. /Monitor
gjeohapesinor
Aktualitet
13 February 2024, 21:12
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Qytetari Fisnik Pulaj, 79 vjeç, zotëron dy certifikata pronësie që i përkasin vitit 2013. Njër...
Aktualitet
13 February 2024, 20:48
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Sektori minerar po merr gjithmonë e më shumë vëmendje, jo vetëm nga Qeveria Shqiptare, por edhe nga B...
Aktualitet
13 February 2024, 20:02
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KORÇA- Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në afërsi të Q...
Aktualitet
13 February 2024, 19:58
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Shqetësimi mbi përmasat e korrupsionit në Shqipëri ka shtyrë Komitetin Shqiptar të Helsinkit t&e...
Aktualitet
13 February 2024, 19:24
M.B
Edvin Prifti
TIRANA- Mjekun kardiokirurg, Edvin Prifit ka reaguar publikisht pasi SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq çësht...
Aktualitet
13 February 2024, 18:53
Esmeralda Topi
Foto ilustruese
TIRANË-Besart Kaba është një nga dhjetra blegtorët e jugut që protestuan pak ditë më parë rrug...
Aktualitet
13 February 2024, 18:08
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Një 13-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit. Ngjarja ka ndodhu...
Aktualitet
13 February 2024, 17:57
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Një draft i detajuar propozimesh i qeverisë së kryeministrit Edi Rama për ndryshimin e ligjit &l...
Aktualitet
13 February 2024, 17:42
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nëna e 27-vjeçares që u vetëvra në Kamëz, pas shantazheve pas një fotoje intime të p...
Aktualitet
13 February 2024, 17:22
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e Komuniteti Mysliman Shqiptar, duke lënë në fuqi ligjin p&eu...