LIVE UPDATES
Aktualitet

"Investitorët potenciale” në ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore në shqipëri: kush paguan realisht?

Pse ndodh kjo? Sepse në Shqipëri nuk ka përfitim fiskal. Në Itali, nëse restauron një kishë, merr 65% zbritje taksash. Në Shqipëri, ligji nr. 27/2018 nuk parashikon partneritet publik-privat. Nëse do të restaurosh Kalanë e Rozafës, paguan taksa të plota, pa pronësi dhe pa të drejtë përdorimi

9 October 2026, 10:45 Nga Enkeleda Memisha

"Investitorët potenciale” në ruajtjen dhe zhvillimin e

Shqipëria, me një sipërfaqe relativisht të vogël, ka një trashëgimi të pasur natyrore dhe kulturore, të lashtë, të pasur me histori dhe me biodiversitet të përqëndruar në të gjitha zonat e mbrojtura. Pozicionimi i saj gjeografik, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, ka bërë që në territorin e Shqipërisë të kryqëzohen një sërë rrugësh dhe kulturash të ndryshme që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Kjo trashëgimi ka nxitur interesin e turistëve të huaj për të vizituar Shqipërinë, në të gjitha destinacinet e saj turistike, natyrore dhe kulturore.

Shqipëria është anëtare e UNESCO-s (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara ) një prej agjencive të specializuara të OKB-ës, që prej vitit 1958. E ndodhur nën rregjimin komunist, nuk  u rregjistrua asnjë sit në këtë Listë deri në vitin 1992, vit, në të cilin për herë të parë Butrinti përfshihet si pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore  për vlerat e tij të papërsëritshme, Unikale si një qytet ku kanë bashkëjetuar qytetërime të ndryshme. Pas këtij viti Shqipëria do të ketë rregjistrime të tjera në Listën e Trashëgimisë Botërore dhe këto sigurisht do të kenë një rol të jashtëzakonshëm për ta njohur vendin në arenën ndërkombëtare pas daljes nga rregjimi komunist në aspektin pozitiv duke ndikuar keshtu edhe në rritjen e numrit të turistëve.

Për dekada, monumentet u trajtuan si barrë e shtetit, jo si aset. Në periudhën mes viteve 2014-2018, shteti investoi vetëm 68 milionë lekë për 689 monumente, pra më pak se 100 mijë lekë për monument në vit, një shumë krejtësisht e papërfillshme. Kjo neglizhencë historike që zgjati me vite solli dëmtime shpesh të pariparueshme, shembje, lagështi dhe humbje të mëdha.

Pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas pandemisë, Turizmi Kulturor u bë prioritet kombëtar dhe buxheti nga të ardhurat që vinin prej tij pati  rritje.

 Pyetja kyçe që shtron ky artikull është: Cilët janë investitorët konkretë që paguajnë sot për ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore? A janë kompanitë e mëdha shqiptare si Kastrati Group, Balfin Group, Concord Investment, Salillari dhe shumë të tjerë, apo asnjë nga këta më sipër? A janë këta investitorë aktorë të jashtëm?

Investitori Publik - Shteti Shqiptar

Investitori i parë dhe më i madh mbetet shteti shqiptar. Sipas drejtoreshës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Znj. Mitrojorgji, për periudhën 2024-2025 ka një rritje prej 300% në vlerën e investimeve. Flitet konkretisht për rreth 40 pasuri kulturore të shpërndara në të gjithë territorin, nga site arkeologjike si Amantia, Orikumi dhe Apolonia, nga kalatë dhe fortifikime si ato të Borshit, Kaninës, Beratit dhe Gjirokastrës, si dhe objekte kulti si kisha bizantine dhe xhami të rralla.

Buxheti zyrtar i miratuar për zërin "Trashëgimia Kulturore dhe muzetë" për vitin 2024 arriti në 1,139,378,000 lekë, pra rreth 11.4 milionë euro. Për vitin 2026, ministri Blendi Gonxhja ka deklaruar se buxheti për institucionet kulturore është 173 milionë lekë, me një rritje prej 261% krahasuar me 2024. Sigurisht, kjo është një shumë e konsiderueshme dhe jashtëzakonisht e nevojshme për gjendjen në të cilat gjenden sot shumë objekte të Trashëgimisë Kulturore.

Problemi kryesor sot është pronësia. Shumë monumente ndodhen në toka private të cilat në shumicën e rasteve janë me konflikte pronësie, ç’ka bllokon investimin në këto objekte.

INVESTITORËT NDËRKOMBËTARË

Investitori i dytë dhe më i rëndësishmi në terren është Banka Botërore, përmes Projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe të Turizmit (PIUTD). Ky projekt, me vlerë dhjetëra milionë euro, ka restauruar 12 zona kryesore dhe ka rehabilituar rreth 200,000 metra katrorë hapësira publike me kalldrëm, ndriçim dhe fasada. Falë këtij projekti, Kalaja e Beratit dhe e Gjirokastrës duke qenë edhe pjesë e Listës Botërore të UNESCO-s nuk janë më vetëm mure, por itinerare turistike për të cilat interesi kombëtar dhe ai i turistëve të huaj është gjithnjë e më shumë në rritje.  Banka Botërore nuk investon për zhvillimin e Artit dhe Kulturës në këtë rast por, nëpërmjet tyre ndikimi është i drejtëpërdrejtë në zhvilimin ekonomik.

Investitori i tretë është Bashkimi Evropian përmes programit EU4Culture, me vlerë mbi 40 milionë euro. Pas tërmetit 2019, ai mori përsipër restaurimin e Mozaikut të Tiranës, Muzeut Kombëtar, Kalasë së Krujës. Është i vetmi program që ka sjellë në vend standarde evropiane,

Investitori i katërt është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF. Ai ka financuar restaurimin e Pazarit të Gjirokastrës, shtëpive në Korçë dhe Berat dhe krijimin e muzeve të rinj. Modeli i tij është blerja e një ansambli të rrënuar, restaurimi dhe kthimi në ekonomi funksionale.

KOMPANITË E MËDHA - MANE DHE DULAKU*

Samir Mane, përmes Mane Foundation, themeluar në muajin qershor të vitit 2023, është i vetmi që ka një strategji të qartë për kulturën. Ai nuk ka restauruar asnjë kala, por ka investuar në dy drejtime:  E para është Galeria GOCAT, galeria më e madhe e artit bashkëkohor në Tiranë, hapur më 31 maj 2024, me hapësirë falas për artistët. E dyta është albumi "Cultural Heritage", dokumentim fotografik i trashëgimisë. Në vitin 2023, Fondacioni deklaroi 50 projekte për 37,000 përfitues. Në këtë mënyrë, kjo kompani  investon në promovimin e Trashëgimisë Kulturore.

Nga ana tjetër kompania shqiptare, Concord Investment, me ivestitorin e saj është i vetmi oligark që ka investuar direkt në monumentet kulturore.  Ai ka financuar rindërtimin e plotë të Manastirit të Shën Prodhromit në Voskopojë të Korçës, monument kategorie e shkallë së parë, si dhe rindërtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve në vitin  2009.

Investitorët e tjerë  dhe Boshllëku Ligjor

Kastrati Group përmendet shpesh si financues i projekteve kulturore. Në realitet, nuk ekziston asnjë projekt i verifikuar ku Kastrati ka restauruar një monument kulturor apo ka qene bashkëfinancues.  Kastrati investon kryesisht si sponsor imazhi, jo në cështje të tilla si ruajtja e trashëgimisë.

Një pjesë e madhe e investitorëve të tjerë të mëdhenj në Shqipëri nuk kanë asnjë investim të dokumentuar në ruajtjen dhe mbrojten e  Trashëgimisë Kulturore. Përkundrazi, ata  janë përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike për rindërtim apo për ndërtime të reja, por asnjë për zhvillimin e Trashëgimisë Kulturore.

Pse ndodh kjo? Sepse në Shqipëri nuk ka përfitim fiskal. Në Itali, nëse restauron një kishë, merr 65% zbritje taksash. Në Shqipëri, ligji nr. 27/2018 nuk parashikon partneritet publik-privat. Nëse do të restaurosh Kalanë e Rozafës, paguan taksa të plota, pa pronësi dhe pa të drejtë përdorimi.

KONKLUZIONI DHE MODELI I RI

Konkluzioni është i qartë. Investitorët realë sot janë Banka Botërore, BE dhe AADF, plus shteti me 1.13 miliardë lekë dhe rritje 300% duke mbuluar 40 monumente.

Zgjidhja do të ishte ligji "Adopto një monument", i praktikuar dhe marrë nga modeli italian. Çdo kompani e madhe merr një kala për 20 vjet, investon me standarde IKTK dhe fiton të drejtën për evente, marketing dhe 50% zbritje fiskale. Vetëm atëherë paratë e rindërtimit dhe restaurimit do të kthehen në vlera dhe modele mbrojtje. Vlera e vërtetë e një kalaje nuk matet  me cmimin e restaurimit, por sa interes do të sjellë pas restaurimit, sa njërëz e vizituan, e jetuan historinë dhe ikën me një pjesë të saj në kujtesën e tyre.

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin