Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Sipas Baqaeit, Teherani dhe Maskati kanë zhvilluar bisedime gjatë muajve të fundit për aspekte të ndryshme të korridorit të propozuar. Ai shtoi se të dyja shtetet pothuajse kanë përfunduar një deklaratë të përbashkët, “me kusht që palë të treta të caktuara të mos e pengojnë procesin”.

TIRANË- Irani dhe Omani kanë bërë përparim në bisedimet e 5 gushtit për një korridor lundrimi nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke u pajtuar për koordinatat gjeografike të këtij korridori, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei.
Sipas Baqaeit, Teherani dhe Maskati kanë zhvilluar bisedime gjatë muajve të fundit për aspekte të ndryshme të korridorit të propozuar. Ai shtoi se të dyja shtetet pothuajse kanë përfunduar një deklaratë të përbashkët, me kusht që palë të treta të caktuara të mos e pengojnë procesin.
Më herët gjatë ditës, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kjo rrugë kyç ujore do të rihapet “së shpejti”, duke kërcënuar se do ta godasë Iranin “shumë ashpër” nëse Teherani refuzon të negociojë për rihapjen e saj.
“Ata e kuptojnë këtë. Nuk kam zgjidhje tjetër”, shtoi ai.
Në një intervistë për Fox News, Trump tha po ashtu se po zhvillohen “diskutime shumë të mira” me autoritetet iraniane. Megjithatë, agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, raportoi se, sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, ditët e fundit nuk janë zhvilluar bisedime mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Megjithatë, Baqaei tha se çdo marrëveshje ndërmjet Iranit dhe Omanit për një korridor të sigurt lundrimi nëpër Ngushticën e Hormuzit nuk do të garantonte, në vetvete, sigurinë në atë zonë.
Mbyllja e ngushticës që një kohë të gjatë është një nga çështjet qendrore në luftën mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, si dhe një nga pengesat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Që në ditët e para të luftës, që nisi në fund të shkurtit, Teherani e kufizoi qasjen në këtë rrugë ujore, duke çrregulluar tregjet globale të naftës dhe duke shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve.
Në muajt pasues, ai u përpoq gjithashtu të vendoste një tarifë për anijet që kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit, një veprim që SHBA-ja e ka cilësuar si të papranueshëm./REL
Dr. Abdul El-Sayed SHBA- Dr. Abdul El-Sayed ka fituar garën paraprake demokratike për Senat në Michigan, duke i dhënë progres...
Foto ilustruse SHBA- Një plazh në Jersey është mbyllur për 45 minuta, pasi një peshkaqen u pa pranë bregut. Instituti Mb...
Foto ilustruse IRAN- Irani dhe Omani kanë arritur një marrëveshje parimore mbi koordinatat gjeografike të rrugës detare në ng...
MAROK- Qindra njerëz janë mbledhur në qytetin verior maroken të Fnideq, pranë kufirit me Ceutën e Spanjës, duke u treg...
SpaceX SHBA- Një pjesë e humbur e një rakete të SpaceX mendohet se është rrëzuar në Hënë k&eu...
Jeffrey Epstein BRITANI- Ministria e Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar se qeveria ka ndaluar hetim publik mbi abuzi...
Foto ilustruse UKRAINA- Administrata Rajonale Ushtarake e Donetskut ka filluar evakuimin e detyrueshëm të qindra familjeve me fëmijë ng...
Shtepia e Bardhe SHBA- Presidenti Donald Trump u ka urdhëruar kontraktorëve të ribëjnë punimet e përfunduara ...
Foto ilustruse IZRAEL- Ushtria izraelite ka nisur sulme të synuara në jug të Libanit, duke denoncuar shkeljen e marrëveshjes së ar...
MOLDAVI- Një vizitë e zyrtarëve të Qeverisë së talibanëve në Afganistan - e cila nuk njihet ndërkombëta...