LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pse vizita e zyrtarëve talibanë në Moldavi shkakton stuhi politike?

Tre zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë e talibanëve mbërritën në Kishinjev më 3 gusht për një vizitë disaditore, pasi u ishin lëshuar vizat.

5 August 2026, 16:46 Nga D.S

Analiza: Pse vizita e zyrtarëve talibanë në Moldavi shkakton

MOLDAVI- Një vizitë e zyrtarëve të Qeverisë së talibanëve në Afganistan - e cila nuk njihet ndërkombëtarisht - ka shkaktuar stuhi politike në Moldavi, vendin e vogël të Evropës Lindore. Tre zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë e talibanëve mbërritën në Kishinjev më 3 gusht për një vizitë disaditore, pasi u ishin lëshuar vizat.

Grupi militant islamist, i cili mori pushtetin në vitin 2021 pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare nga Afganistani, është përpjekur ta përdorë këtë vizitë për të përmirësuar imazhin e vet ndërkombëtar dhe për të fituar legjitimitet.

Qeveria talibane cilësohet si një nga regjimet më shtypëse në botë. Bashkësia ndërkombëtare i ka futur udhëheqësit talibanë në listat e sanksioneve dhe e ka shkëputur grupin nga sistemi financiar global.

Më 3 gusht, Ministria e Bujqësisë e talibanëve publikoi në platformën X një fotografi ku tre zyrtarët talibanë, të veshur me rroba tradicionale, shiheshin në pistën e aeroportit pranë një aeroplani të kompanisë Turkish Airlines.

Në mbishkrimin e fotografisë u theksua dy herë karakteri "zyrtar" i vizitës, duke e paraqitur atë si një çështje shtetërore të nivelit të lartë.

Që nga ai publikim, mediat e lidhura me talibanët kanë raportuar pothuajse orë pas ore për zhvillimet e vizitës.

Tribuna e Kabulit raportoi se zëvendësministri i Bujqësisë, Sadr Azam Osmani, kishte mbërritur në Moldavi "për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit praktik dhe teknik ndërmjet dy vendeve".

Ariana News shkoi edhe më tej, duke cituar zëdhënësin e Ministrisë, i cili tha se delegacioni do të takohej me homologët moldavë për të diskutuar "zhvillimin e bujqësisë, kërkimin shkencor, mbrojtjen e bimëve, menaxhimin e dëmtuesve, teknologjitë moderne bujqësore dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore".

Televizioni shtetëror afgan e hapi edicionin kryesor të lajmeve të mbrëmjes së 3 gushtit me raportimin për këtë vizitë.

Në qendër të polemikave ndodhet Vasile Sarban, zyrtari moldav që i ftoi tre përfaqësuesit talibanë. Ai tha se vendimin e mori me kërkesë të kompanive private moldave, të interesuara për të eksportuar në Afganistan.

"Besoj se është e drejtë që autoritetet e Moldavisë të kujdesen për operatorët ekonomikë të vendit", tha më vonë Sarban, zyrtar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Industrisë Ushqimore të Moldavisë. "Nëse prodhuesit tanë thonë se nuk kanë ku t'i shesin produktet e tyre, shteti duhet t'i ndihmojë të gjejnë tregje".

Por, komentet e Sarbanit nuk arritën ta zbusnin zemërimin në rritje lidhur me vizitën.

Kur delegacioni taliban mbërriti në Kishinjev, Ministria e Jashtme e Moldavisë nxori me nxitim një deklaratë, duke konfirmuar se vizat ishin lëshuar, por duke u distancuar menjëherë nga mënyra se si talibanët po e paraqisnin vizitën.

Ministria theksoi se vizitorët "nuk janë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare" dhe ritheksoi se "Republika e Moldavisë respekton plotësisht regjimet ndërkombëtare të sanksioneve dhe nuk e njeh Qeverinë talibane në Afganistan".

"Nuk do të ketë takime dypalëshe apo kontakte zyrtare me përfaqësuesit e delegacionit", shtoi Ministria.

Qeveria moldave njoftoi gjithashtu se kishte nisur një hetim për mënyrën se si ishin lëshuar vizat. Kryeministri Vasile Tofan, në një postim në Facebook, e quajti këtë rast "të turpshëm dhe të papranueshëm", duke e cilësuar si dështim administrativ.

"Procedura u ndoq formalisht, por pa vlerësimin e nevojshëm politik dhe diplomatik", shkroi Tofan. "Një rast qartazi i ndjeshëm u trajtua si një dosje rutinë administrative. Rezultati ishte vendim i gabuar".

Rusia është i vetmi shtet që e ka njohur zyrtarisht Qeverinë talibane si qeverinë legjitime të Afganistanit. Ajo e bëri këtë në vitin 2025, katër vjet pasi talibanët u rikthyen në pushtet pas tërheqjes së forcave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani në vitin 2021.

Disa vende të tjera - përfshirë Kinën, Kazakistanin dhe Uzbekistanin - mbajnë marrëdhënie diplomatike, tregtare dhe ekonomike me talibanët, por pa e njohur zyrtarisht qeverinë e tyre.

Talibanët janë përpjekur të krijojnë marrëdhënie me vende në mbarë botën, një përpjekje që ekspertët thonë se synon të fitojë legjitimitet ndërkombëtar dhe të ndikojë në opinionin publik brenda Afganistanit.

Në qershor, zyrtarët talibanë zhvilluan për herë të parë bisedime në Bruksel për riatdhesimin e afganëve, pavarësisht kritikave të ashpra nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat thanë se Bashkimi Evropian po i jepte legjitimitet grupit të linjës së ashpër, i akuzuar për kufizimin e skajshëm të të drejtave themelore të afganëve, veçanërisht të grave./REL

moldavi

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë