Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
VIDEO/ Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, do të pyetet për çështjen Agasi
Bëhet me dije se Bala do të japë shpjegime përpara prokurorëve të SPAK në lidhje me rrethanat që po verifikohen në këtë dosje.
30 September 2026, 09:59Nga E.d
Vilson Bala
TIRANA- Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ai do të merret në pyetje në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me Ergys Agasin. Bëhet me dije se Bala do të japë shpjegime përpara prokurorëve të SPAK në lidhje me rrethanat që po verifikohen në këtë dosje. Më herët ai ka qenë drejtor i Policisë së Durrësit si dhe ka mbajtur detyrën e shefit të Forcës së Posaçme Operacionale.
Si u arrestua Agasi?
I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, u arrestua nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, i arrestuar pak javë më parë në Francë, krijoi një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve publikë përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes.
Në kuadër të kësaj dosje, ish-drejtoreshës së AKSHI-t i është lehtësuar masa e sigurisë në "detyrim paraqitje". Pas arrestimit të Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpataraku në Plepa të Durrësit, policia ushtroi kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në banesën e Shpatarakut te “Liqeni i Thatë” për të sekuestruar prova elektronike e dokumente lidhur me dosjen e AKSHI-t./Dosja.al