10 September 2026, 10:23
Nga I.A
Pamjet
VELIPOJË- Një konflikt mes një kamarieri dhe dy vëllezërve në Velipojë ka përshkallëzuar, duke sjellë më pas ndërhyrjen e tre personave të armatosur në një lokal. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 6 shtatorit në lokalin “Arval”, në fshatin Gomsiqe e Re. Pas konfliktit, kamarieri ka njoftuar persona të afërt, ndërsa pak më vonë tre persona kanë mbërritur në lokal me një “BMW X5” me targa angleze.
Dy prej tyre kanë hyrë në ambientet e lokalit të armatosur, njëri me automatik dhe tjetri me pistoletë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur klientët janë përfshirë nga paniku dhe kanë nisur të largohen nga lokali, duke shmangur një përplasje të mundshme me armë.
Policia ka identifikuar tre personat e përfshirë, mes tyre Klevin Nikollin, dhe i ka shpallur në kërkim. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” dhe “Kanosja me armë”. Në dëshminë e tij, pronari i lokalit, Valter Përndrecaj, ka deklaruar se në momentin e ngjarjes ndodhej në ambientet e “Arval”. Fatmirësisht, sherri nuk shkaktoi të plagosur apo viktima./Dosja.al
arval sherr ne velipoje klevin nikolli
Aktualitet
10 September 2026, 10:17
I.A
Bojkoti
TIRANË- Ngërçi për pagat e magjistratëve ka sjellë tensione në sistemin gjyqësor, ndërsa sot gjyqtar...
Aktualitet
10 September 2026, 09:47
I.A
Protesta
FIER- Banorët e fshatrave të zonës naftëmbajtëse të Marinzës kanë protestuar mëngjesin e sotëm p...
Aktualitet
10 September 2026, 09:19
I.A
Vendgjarja
ITALI- Karabinierët në Padova po thellojnë hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar, Ferdinant Hoti, trupi i të...
Aktualitet
10 September 2026, 09:07
I.A
Foto Ilustruese
BURREL- Një aksion është ndërmarrë mëngjesin e sotshëm në dy burgje në vend. Nga burime t...
Aktualitet
10 September 2026, 08:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku në fokus...
Aktualitet
10 September 2026, 07:47
I.A
GREQI- Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar në aeroportin e Athinës, pasi droga ishte fshehur në një ngarkesë ...
Aktualitet
10 September 2026, 07:41
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria po përballet me mungesë gjithnjë e më të theksuar të fuqisë punëtore p&...
Aktualitet
10 September 2026, 07:29
I.A
Moti
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të j...
Aktualitet
9 September 2026, 23:04
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e 102-të është mbyllur për ditën e sotme, ndërsa protestuesit kanë thirrur nj&...
Aktualitet
9 September 2026, 22:40
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit po vijojnë revoltën e tyre, ndërsa këtë herë janë ulur tek Kryqëzimi tek 21 Dhjetor...