4 November 2022, 15:52
Nga k.m.
Ymer Çira
Ymer Çira, gjyshi i Alvin Berishës në një lidhje me skype në emisionin Shqipëria Live në Top Channel u ka bërë apel autoriteteve shqiptare që të rikthejnë në atdhe vajzën e tij, Valbona Berishën. Ai dyshon se nëna e Alvinit është gjallë dhe ndodhet atje. Çira gjithashtu i bëri apel dhëndrit që ta lejojë të takojë nipin dhe dy mbesat e tij, të cilët jetojnë në Itali. Sipas avokatit të familjes Berisha, nuk ka asnjë informacion në lidhje me fatin e Valbonës.
“Vajza ime mund të jetë gjallë në Siri, kërkoj nga autoritetet që ta rikthejnë. Nuk kam asnjë komunikim tre vite me Alvinin dhe motrat, dua që të ketë tre fëmijë, të jenë lirshëm për të ardhur tek ne dhe ne t’i shoqërojmë. Janë dërguar njerëz atje dhe ka thënë se dy vajzat janë rritur dhe nuk dëgjojnë, të flasin, por unë nuk jam i këtij mendimi se ata duhet ta dinë se cilët janë gjyshërit, po bëhen tetë vite që nuk kemi asnjë lloj komunikimi. Nuk ka mundësi që nipi im të mos të dijë kush është gjyshi”, tha ai.
Ai ka edhe një apel për vajzën e tij, nëse është gjallë dhe e dëgjon.
“Nëse na dëgjon dua që me veprimin që mund të bëjë të rregullojë opinionin tek njerëzit që e kanë rrethuar i bëj thirrje që të kthehet sa më shpejt. Është për ne në radhë të parë, si familje, si fis si prind, por edhe me shoqërinë që ka pas jetu se shoqëria e ka dasht“, tha ai.
Kujtojmë se Alvin qëndroi për 5 vite në kampin e Al Hol ndërsa u rikthye në vitin 2019 në Shqipëri dhe i është rikthyer jetës normale. Në kampin sirian dyshohet se janë rreth 20 shqiptarë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë të tjerë. Atje janë Elona Shuli me një fëmijë dhe dy motra e vëllanë; Emanuela Daci me tre vajza; Hajrie Taushani me një djalë dhe bashkëshortin; Eva Dumani, Myrvete Dibra, e cila ndodhet me një vajzë.
Kurse Oliada, vajza e Myrvete Dibrës arriti të kthehej në Shqipëri, ndërsa autoritetet kanë nxjerrë një thirrje për të gjithë ata persona që duan të rikthehen, duhet të adresohen e të paraqiten tek spitalit të kampit./TopChannel
ymer Çira
Aktualitet
4 November 2022, 15:41
a.l
Foto ilustruese
DEVOLL- Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Devoll. Policia njofton se një makin...
Aktualitet
4 November 2022, 15:30
k.m e.k
Nxënësi i dhunuar
KORÇË- Mësuesi Alban Fetolli, i cili dyshohet se ka dhunuar disa nxënës të shkollës 9...
Aktualitet
4 November 2022, 15:15
I.A
Policia
VLORË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë, për transport emigrantësh të paligjshëm. Arre...
Aktualitet
4 November 2022, 15:02
e.k
Pamje nga Porti i Durrësit
DURRËS- Anijet e peshkimit që operojnë në Durrës janë detyruar që të kthehen së...
Aktualitet
4 November 2022, 14:39
a.l
ish-drejtori i Zyres Arsimore Devoll
BILISHT- Alban Fetolli, mësues në shkollën 9-vjeçare "Dritëro Agolli" dhe ish- drejtor i Zy...
Aktualitet
4 November 2022, 14:28
e.k
Paratë e ofruara ryshfet oficerit të Policisë
TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar vigjelencën në rrugë dhe ...
Aktualitet
4 November 2022, 14:13
a.l
foto ilustruese
FIER- Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në bypassin 'Fier-Vlorë'. Polic...
Aktualitet
4 November 2022, 13:51
k.m.
Lutfi Dervishi
TIRANË- Gazetari Lutfi Dervishi me ironi ka komentuar sulmin e hakerave iranianë ndaj sistemit të të dhënave në...
Aktualitet
4 November 2022, 13:37
a.l
foto ilustruese
KORÇË- Një vatër zjarri është regjistruar në vendin e quajtur "Guri i Capit" në Korçë...
Aktualitet
4 November 2022, 13:11
a.l
foto ilustruese
TIRANË- Ipeshkvinjtë e Shqipërisë kanë ngritur alarmin për shpopullimin e vendit dhe rrezikun me të cil&...