Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
"Kanë 3 ditë që nuk po gjejnë vend ku të futen"/ I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar
Gjatë fjalës së tij në shesh, ai u shpreh se, në fillim protstuesit u injorunuan ndërsa tani, sipas tij, politikanët janë tmerruar dhe kanë 3 ditë që 'nuk po gjejnë vend ku të futen'.
25 June 2026, 20:14Nga D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Një protestues ka deklaruar se, qytetarët i treguan botës dhe mund të jenë mikëpritës dhe të qytetëruar.
Gjatë fjalës së tij në shesh, ai u shpreh se, në fillim protstuesit u injorunuan ndërsa tani, sipas tij, politikanët janë tmerruar dhe kanë 3 ditë që 'nuk po gjejnë vend ku të futen'. Ai theksoi se, kërkesat që për 25 ditë me radhë i kemi thërritur bashkë në këtë shesh.
“Ndoshta shumë prej këtyre këtu nuk e kishin menduar se protesta do të mbërrinte në këtë pikë, ndaj në fillim na injoruan. I kemi parë se si janë tmerruar dhe kanë 3 ditë që nuk po gjejnë vend ku të futen. Po shpikin skenare për t’ju ikur të vërtetës. Kërkesat që për 25 ditë me radhë i kemi thërritur bashkë në këtë shesh.
Po mundohen të na hedhin trutë e gomarit se po dëmtojnë turizmin. Ne kemi shpikur turizmin e protestave. I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar. Një mobilizim i jashtëzakonshme në mbarë Evropën e në botë këto ditë. Edhe ndërkombëtarisht e kanë marrë vesh se është kryeministër i korruptuar”, tha ai./Dosja.al