10 July 2026, 13:45
Nga G.M
Pamje
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën e Mëzezit.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari u ndalua teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”. Gjatë kontrollit në mjet, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza dhe të përgatitur për shitje.
38-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa lënda narkotike dhe sendet e tjera të gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.
NJOFTIMI I POLICISË:
"Tiranë/Vijojnë operacionet kundër shitjes së drogave të forta, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Operacioni “Destinacioni”/ Arrestohet në Mëzez, një 38-vjeçar, me qese me Kokainë, në automjet, gati për shitje.
Sekuestrohen rreth 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, dhe automjeti tip “Audi”. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga puna operative, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, për kapjen e shtetasve që shesin lëndë narktotike në sasi dhe në doza, në zona me frekuentim të lartë dhe në zona të tjera të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Destinacioni”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrollet në automjetin tip “Audi” që ky shtetas drejtonte në fshatin Mëzez, u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin ku u gjet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
policia e shtetit mezez lend narkotike
Aktualitet
10 July 2026, 13:31
G.M
Foto
TIRANË- Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali, i cili erdhi n&e...
Aktualitet
10 July 2026, 13:08
G.M
Pamje
KASHAR- Banorët e fshatit Kus, në zonën e Kasharit janë ngritur në protestë këtë të premte ku kanë ...
Aktualitet
10 July 2026, 13:09
E. D
TIRANË- Opozita kërkon shqyrtimin me përparësi në Komisionin për Politikën e Jashtme të katër ligjeve thelbë...
Aktualitet
10 July 2026, 12:34
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 31 vite e 4 muaj burg pesë anëtarët e grupit kri...
Aktualitet
10 July 2026, 12:33
G.M
foto ilustruese
DURRËS- Dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore janë arrestuar nga policia në Durrës, pa...
Aktualitet
10 July 2026, 12:12
G.M
Foto
TURQI- Samiti i NATO-s në Ankara nuk u shoqërua vetëm me diskutime për sigurinë ndërkombëtare dhe çësht...
Aktualitet
10 July 2026, 11:49
E. D
Ambasada e Shteteve të Bashkuara
SHBA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë p...
Aktualitet
10 July 2026, 11:28
E. D
Shtjefën Ziçi
SHKODËR- Janë publikuar pamje nga momenti ku 62-vjeçari Shtjefën Ziçi del me çifte në do...
Aktualitet
10 July 2026, 11:21
E. D
foto ilustruese
Evropa vazhdon të mbështetet te armët amerikane për riarmatosjen e saj. Kjo u bë e qartë edhe në sa...
Aktualitet
10 July 2026, 11:07
G.M
Foto ilustruese
BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar masa sigurie për 11 persona të dyshuar për ushtrim të paligjsh&e...