10 August 2026, 15:09
Nga G.M
Ushtarët e KFOR-it qëndrojnë mbi urën kryesore në Mitrovicë. Foto nga arkivi.
KOSOVA- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka njoftuar se ka nisur kalimin gradual nga prania e përhershme në Urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, KFOR-i tha se ky hap po ndërmerret në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.
“Misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO-ja, ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga Ura kryesore në Mitrovicë. Në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, kjo është pjesë e procesit për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it
Sipas KFOR-it, ky proces “do të jetë gradual, i bazuar në kushte dhe po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.
KFOR-i tha se edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Mojsiloviq, është informuar rregullisht për këtë proces. Në përgjigjen e tij, KFOR-i siguroi se "është i pozicionuar mirë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi relevant, në përputhje me mandatin afatgjatë të KFOR-it nga OKB-ja".
"KFOR-i do të mbajë një prani të dukshme në jug dhe në veri të Mitrovicës dhe në veri të Kosovës, duke vazhduar kontributin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet”, thuhet tutje në përgjigjen dhënë REL-it.
Më herët gjatë ditës, KFOR-i njoftoi se ka filluar “integrimin gradual të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it në Manastirin e Deçanit”. Policia e Kosovës deri më tani nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, nëse janë vendosur mbi urën e Ibrit dhe nëse do të vazhdojnë të jenë prezent atje pas largimit të trupave të KFOR-it. Ura kryesore që qëndron në mes të Mitrovicës së Jugut me shumicë shqiptare dhe Mitrovicës së Veriut me shumicë serbe, ka qenë në vazhdimësi vatër e tensioneve etnike. Kështu që nga paslufta e vitit 1999, ajo ruhet në vazhdimësi nga trupat e KFOR-it.
Ndërkohë, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka kundërshtuar tërheqjen apo çfarëdo zvogëlimi të pranisë së pjesëtarëve të KFOR-it në urën kryesore mbi lumin Ibër. Në një komunikatë për media, kjo parti tha se ka kërkuar takim urgjent me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, për t’ia përcjellë shqetësimet e komunitetit serb në veri dhe për të kërkuar ndaljen e kësaj mase.
Lista Serbe argumentoi se për shkak të situatës politike dhe të sigurisë, si dhe tensioneve që në të kaluarën kanë shoqëruar zonën e urës, “çdo vendim për praninë e forcave të sigurisë aty duhet të merret me kujdes”. Ajo gjithashtu pretendoi se Policia e Kosovës nuk e ka fituar besimin e serbëve në veri dhe tha se prania e KFOR-it në urë përbën “një faktor të rëndësishëm stabiliteti”.
Lista Serbe i bëri thirrje KFOR-it që të ruajë një prani adekuate në urën kryesore dhe të vazhdojë të kontribuojë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit. Ura kryesore mbi lumin Ibër sot është e hapur vetëm për këmbësorë, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar hapjen e saj për qarkullimin e automjeteve në korrik të vitit 2024, gjë që kishte nxitur tensione dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare.
Kosova dhe Serbia ishin pajtuar për hapjen e urës për trafik në vitin 2014, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Marrëveshja parashihte revitalizimin e urës dhe largimin e të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë. Për të tejkaluar mospajtimet rreth interpretimit të marrëveshjeve të mëparshme, në vitin 2016 u dakordua një plan i ri zbatimi, sipas të cilit ura duhej të hapej për trafik në janar të vitit 2017.
Punimet për revitalizimin përfunduan në qershor të vitit 2018. Megjithëse në projekt u investuan rreth 1.5 milion euro, ura nuk u hap asnjëherë për automjete dhe vazhdoi të përdorej vetëm nga këmbësorët. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka ndërtuar edhe dy ura të tjera pranë urës kryesore një për këmbësorë dhe një për automjete me synimin për të lidhur Mitrovicën e Veriut me Mitrovicën e Jugut, në një qytet që mbetet i ndarë etnikisht që nga lufta./REL
kosova rel
Aktualitet
10 August 2026, 15:09
E. D
SERBI- Gjykata e Lartë në Suboticë ka zgjatur deri më 9 shtator paraburgimin e dy personave të arrestuar në kufirin serbo-hungar...
Aktualitet
10 August 2026, 14:53
G.M
Oleksandr Merezhko, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërparlamentar në Parlamentin ukrainas.
KOS...
Aktualitet
10 August 2026, 14:36
G.M
Pamje nga arrestimi
DURRËS- Specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit finalizuan operacionin ...
Aktualitet
10 August 2026, 14:23
G.M
Thika e zbuluar në burgun e Fierit
FIER- Një thikë artizanale është zbuluar në burgun e Fierit e cila dyshohet se do t&e...
Aktualitet
10 August 2026, 13:46
G.M
Ardian Çapja
ELBASAN- Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka refuzuar e të burgosurit Ardian Çapja për të marë ...
Aktualitet
10 August 2026, 13:39
E.d
Foto ilustruse
LEZHA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Shënkoll n&...
Aktualitet
10 August 2026, 13:06
G.M
Banorët e Mirakës në protestë
LIBRAZHD- Banorët e Mirakës në Librazhd janë ngritur në protestë kundë...
Aktualitet
10 August 2026, 12:46
G.M
Perlat Vatoci
TIRANË- Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor kanë hyrë në fuqi prej 7 gushtit, duke sjellë masa më t&eum...
Aktualitet
10 August 2026, 12:54
E.d
Foto ilustruse
Kur qeveria shqiptare finalizoi ndalimin e lojërave të fatit në vitin 2019, narrativa zyrtare premtoi shkuljen me rrënj&...
Aktualitet
10 August 2026, 12:30
G.M
Marco Rubio
TIRANË-Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të Sekretarit a...