31 January 2024, 08:53
Nga N.F
Baste sportive
TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë pasi kishin përshtatur disa ambiente për lojëra fati. Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit vinin baste për mes telefonave. Nga ky operacion janë sëkuestruar 7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive. 5 të arrestuarit janë të moshës 25 deri në 38-vjeç.
Njoftimi i plotë:
DVP Tiranë/ Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar "Shady snake". Vihen në pranga 5 shtetas të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Shady snake". Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit R. J., 25 vjeç, B. M., 36 vjeç, M. F., 38 vjeç, K. B., 30 vjeç, dhe Q. Sh., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
baste arrestime tirane policia
Aktualitet
31 January 2024, 08:30
N.F
Suela Saliaj dhe Renato Muhaj
SHBA- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e djeshme në Florida një police nga ...
Aktualitet
31 January 2024, 07:56
N.F
Sibora Gagani dhe Marco Romeo
ITALI- Italiani, Marco Romeo i cili dyshohet për vrasjen e shqiptares dhe një gruaje tjetër i ka dër...
Aktualitet
31 January 2024, 07:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me m...
Aktualitet
30 January 2024, 22:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një vajze të klasës së 8-të në shkollën 9-vjeça...
Aktualitet
30 January 2024, 21:21
M.B
Foto ilustruese
KAVAJA- Një 34-vjeçar me inicialet J. K., është shoqëruar nga policia e Kavajës pasi dyshohet se ka plagosu...
Aktualitet
30 January 2024, 21:04
M.B
Foto ilustruese
FIER- Një automjet tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në ecje...
Aktualitet
30 January 2024, 20:41
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Sipas mediave amerikane, vajza e vogël i tregoi policisë se e kishte parë 34-vjeçarin ta godiste të &...
Aktualitet
30 January 2024, 19:49
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Në një letër të firmosur nga 56 organizata të shoqërisë civile drejtuar Këshillit t&eu...
Aktualitet
30 January 2024, 19:33
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se dy...
Aktualitet
30 January 2024, 19:03
M.B
Bledar Dedja
ITALIA- Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja në pyllin Paderno del Grappa në Itali vijon të jet&eum...