Plagosje me thikë në Korçë/ 30-vjeçari sulmohet nga persona të panjohur në rrugë, policia: Ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Auditimi i performancës, i cili mbulon periudhën 2022-2024, shqyrtoi politikat e ministrive përgjegjëse, agjencive qendrore, Institutit të Statistikave dhe bashkive Durrës e Elbasan.
Vendi nuk ka siguruar harmonizim, koordinim dhe monitorim efektiv të politikave për përmbushjen e objektivit të Kombeve të Bashkuara për zhdukjen e varfërisë deri në vitin 2030, sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Auditimi i performancës, i cili mbulon periudhën 2022-2024, shqyrtoi politikat e ministrive përgjegjëse, agjencive qendrore, Institutit të Statistikave dhe bashkive Durrës e Elbasan.
“Harmonizimi i Objektivit 1 të OZHQ-ve — Zhdukja e varfërisë në të gjitha format — me strategjitë dhe programet kombëtare rezulton i paplotë,” thuhet në raport. KLSH e lidh këtë përfundim me mungesën e një Kornize Kombëtare të Indikatorëve, mungesën e lidhjeve të matshme mes dokumenteve strategjike dhe politikave, si dhe me faktin se Udhërrëfyesi për arritjen e objektivave ende nuk është miratuar.
Sipas auditimit, “mekanizmat e koordinimit ndërinstitucional për mbledhjen e të dhënave, monitorimin dhe raportimin e progresit të OZHQ 1 nuk kanë funksionuar.” Pjesa më e madhe e institucioneve qendrore dhe vendore nuk kanë struktura ose persona përgjegjës të caktuar për ndjekjen e objektivave, ndërsa bashkitë nuk i përdorin të dhënat për ndihmën ekonomike dhe shërbimet sociale për të analizuar progresin kundër varfërisë.
Sistemi Informatik i Planifikimit të Integruar, i cili duhet të lidhte politikat, planifikimin strategjik, buxhetimin dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, nuk funksionon.
Në komentet e përfshira në raport, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës pranoi se platforma është jashtë funksionit dhe tha se po bashkëpunon me Ministrinë e Financave për adresimin e problemeve dhe përditësimin e saj.
KLSH e cilësoi zbatimin e masave për arritjen e objektivit si “pjesërisht efektiv”, duke evidentuar se më shumë se 40% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social dhe se buxheti për mbrojtjen sociale është ndjeshëm më i ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian.
Raporti citon gjithashtu të dhënat e INSTAT, sipas të cilave treguesi i rrezikut për të qenë i varfër ishte 19.2% në vitin 2024. KLSH vëren se fëmijët dhe të moshuarit mbeten ndër grupet më të ekspozuara, ndërsa pabarazitë mes zonave urbane dhe rurale kufizojnë qasjen në arsim, kujdes shëndetësor dhe shërbime sociale.
Financimi i lidhur me Objektivin 1 u rrit nga rreth 60 miliardë lekë në vitin 2016 në 80 miliardë lekë në vitin 2020 dhe rreth 100 miliardë lekë në vitin 2024. Nga ana tjetwr, raporti thotë se kontributet nga donatorët dhe burimet e tjera nuk janë ende të detajuara plotësisht, ndërsa mungesa e sistemeve funksionale vështirëson lidhjen e shpenzimeve me rezultatet e arritura.
KLSH rekomandoi ngritjen dhe formalizimin, brenda vitit 2026, të strukturave ose pikave të kontaktit përgjegjëse për monitorimin dhe raportimin e objektivit në institucionet qendrore dhe vendore. Audituesi kërkoi gjithashtu rikthimin në funksion të sistemit të planifikimit të integruar dhe përfshirjen e gjetjeve të raportit në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ndërministror për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
“Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar progres të qartë, të matshëm dhe të qëndrueshëm” drejt zhdukjes së varfërisë në të gjitha format deri në vitin 2030, përfundon raporti./MONITOR
Protesta në Tiranë (foto ilustruese) TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 63-të të revolt&eu...
Kevin Muharremi ITALI- Janë publikuar rezultatet e autopsisë për 25-vjeçarin shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua mbrëmj...
Pamje VLORA- Një zjarr ka rënë në fshatin Dëllënjë në Njësinë Administrative Novoselë, Bashkia ...
TIRANA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me dhunimin e disa turistëve italianë, ku njëri prej tyre mori dëmtime...
Pamje DRENOVA- Zjarri që përfshiu fshatin Drenovë të Mallakastrës është vënë nën kontroll pas ndërhy...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, viziton vendin e gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël në veri të ...
TIRANA- SPAK ka dalë ditën e sotme në një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë. Në njoftimin...
Zjarri në Fushë-Arrëz FUSHË-ARRËZ- Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e kësaj të shtune fshatin ...
Foto ilustruse BULQIZA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me rastin i cili ndodhi ditën e sotme në Bulqizë. Polici...
Pamje nga vendngjarja BERAT- Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të shtune në dy banesa të pabanuara në lagjen '&Cce...