8 October 2023, 08:50
Nga A.B
prokuroria fier
FIER- 70 gra e vajza, punëtore të fabrikës “Ozgun Kan Albania” protestuan ditën e djeshme para Prokurorisë Fier, për dhënien fund zvarritjes së shqyrtimit të kallëzimit penal ndaj kësaj kompanie, e cila në mënyre abuzive nuk ka paguar pagat për një periudhë prej dy muaj e 10 ditësh.
Ato pohuan se kallëzimi ka më shumë se dy muaj që “fle” në zyrat e prokurorisë dhe asgjë nuk është bërë deri më sot për t’i dhënë fund hetimit gjyqësor.
Sot Prokuroria e Fierit në një sqarim për kallëzimin penal të një grupi punonjësish ndaj subjektit “Ozgun Albania” shpk deklaron se më datë 09.08.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.957, për veprën penale “Falimentimi i provokuar”, parashikuar nga neni 193, i Kodit Penal.
'Sqarim nga Prokuroria Fier mbi hetimet për kallëzimin penal të një grupi punonjësish ndaj subjektit O.A. shpk
Nisur nga interesi i lartë dhe ndjeshmëria e çështjes dhe për të sqaruar opinionin publik, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier bën me dije se më datë 09.08.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.957, për veprën penale “Falimentimi i provokuar”, parashikuar nga neni 193, i Kodit Penal.
Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga një grup punonjësish të subjektit “O.A” SH.P.K., me administrator z. E.T, të cilët pretendojnë për shkelje ligjore të kryera nga kjo shoqëri lidhur me mosdhënien e pagave dhe mbylljen e aktivitetit.
Në funksion të hetimeve janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Çështja penale është ende në hetim dhe po vijon puna me kryerjen e veprimeve të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e së vërtetës.'- njofton prokuroria.
prokuroria fier
Aktualitet
8 October 2023, 07:35
A.B
Moti
TIRANË- Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti ...
Aktualitet
7 October 2023, 22:49
I.A
Aksidenti
DIMAL- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dimal. Mësohet se një 18-vjeçar duke ecur me motor ka hum...
Aktualitet
7 October 2023, 22:19
I.A
Protesta
TIRANË- Ditën e hënë do të mbahet protesta e radhës e studentëve të mjekësisë. Mësohet se b...
Aktualitet
7 October 2023, 21:53
Edmond Hoxhaj
Fran Tuci
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten m&e...
Aktualitet
7 October 2023, 20:33
I.A
rrembimi
GAZA- Militantët palestinezë kanë kapur peng dhjetëra izraelitë, ushtarakë dhe civilë, në një zhvilli...
Aktualitet
7 October 2023, 19:54
I.A
Zjarri
FIER- Djegia e zonës së mbrojtur të Pishë Poros do të sjellë pasoja të mëdha afatgjata vlerësojnë ...
Aktualitet
7 October 2023, 18:38
I.A
Policia
DURRËS- Një 30-vjeçar është arestuar ditën e sotme në Durrës për plagosje. Mësohet se i ri...
Aktualitet
7 October 2023, 17:55
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një problematikë është denoncuar ditën e sotme në Dosja.al, për censin në Tiran&e...
Aktualitet
7 October 2023, 17:15
I.A
Flamur Noka
TIRANË- Partia Demokratike ka kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të cilësuar dhun&...
Aktualitet
7 October 2023, 16:19
I.A
QSUT
TIRANË- Prindërit e foshnjes 9-ditëshe që humbi jetën në QSUT, pas një ndërhyrje në zemër kan&e...