14 July 2022, 20:54
Nga F.M
Saimir Tahiri
TIRANË- Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka mohuar që të ketë pasur një konflikt mes klientit të tij dhe drejtorit të burgut të Fierit, pas kërkesës për transferim në burgun e Lushnjës. I ftuar në “Radarin Informativ” në ABC, Haxhia tha se kërkesa e Tahirit është bërë sepse në Fier ka shumë të dënuar për vepra të tjera dhe gjithashtu do ta ketë më të lehtë të takojë familjarët. Ai shtoi se Tahiri nuk është ankuar e se është një nga më të disiplinuarit në burg, por që ka dashur prej kohësh të transferohej në Lushnje për shkak të kushteve më të mira.
“Unë vete s’po them 2 herë në jave, po një herë në 2 jave dhe kam shumë kontakt me Saimir Tahirin që është zbatues i ligjit shumë rigoroz. Nuk di që ka konflikt me drejtorin, por ka kërkuar vetë që të shkojë në Lushnjë sepse atje ka shumë të dënuar të tjerë për vepra penale të ndryshme e për shkak të aksesit të lehtë për t’u takuar me familjen. Nuk më është ankuar për rregulla të forta, ka qenë i disiplinuar dhe shumë zbatues për rregullat e burgut. Për konflikt nuk e di, e kam lënë që të shkoj të hënën, po nuk besoj të ketë. Ai nuk ka kohë që e kërkon, ka 10 ditë që më ka thënë, madje ai ka kërkuar që ditën që është ndaluar të shkojë në Lushnjë. Burgu i Fierit është godinë më e re,"- tha Haxhia.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po transferohet nga burgu i Fierit në atë të Lushnjes. Transferimi i Tahirit po kryhet pas kërkesës së familjarëve të tij për të qenë më pranë tyre, por gjithashtu sepse është raportuar se është përfshirë në një përplasje me drejtorin e burgut të Fierit, Arjan Hasani për shkak të kushteve. Debati mësohet se ka nisur për ujin e pijshëm, pasi ish-ministri ishte detyruar që të blinte të ambalazhuar nga marketi i burgut.
Ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO për shpërdorim detyre. Ai kishte kërkuar pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit që ndodheshin në të njëjtin burg me të, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij. Tahiri qëndron i izoluar prej datës 4 shkurt, ditë në të cilën u dha vendimi me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata e Apelit të Posaçëm. 3 ditë pas vendimit, Tahiri la ambientet e paraburgimit 313 për t'u transferuar në Fier, nga ku ka ikur sot, në drejtim të Lushnjes.
maks haxhia saimir tahiri
Aktualitet
14 July 2022, 20:46
F.M
Gardistët dhe qytetari
Dhuna e 6 gardistëve ka degraduar në thyerjen e brinjëve të drejtuesit të mjetit që kishte ndalua...
Aktualitet
14 July 2022, 19:04
F.M
Avioni në malin e Çikës
VLORË- Dy avionët “Canadair” kanë ardhur nga Greqia dhe po luftojnë me flakët...
Aktualitet
14 July 2022, 18:57
k.m.
Anri Kashiku
DURRËS- Një tragjedi është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Durrës, ku një 18-vje...
Aktualitet
14 July 2022, 18:34
I.A
Policia greke
GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Greqi me 128.5 kg kanabis. Protothema shkruan se dy të...
Aktualitet
14 July 2022, 18:28
F.M
Majmun
SARANDË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sarandë këtë pasdite, ku një majmun ka qëlluar me shpull...
Aktualitet
14 July 2022, 18:06
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqip...
Aktualitet
14 July 2022, 18:04
k.m.
Pamje nga plantacioni
MAQEDONI E VERIUT- Një fabrikë e licencuar për kanabis mjekësor, dyshohet se ka pasur në të një sa...
Aktualitet
14 July 2022, 18:04
F.M
Karburanteve
TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ...
Aktualitet
14 July 2022, 17:23
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Greqia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për të dytën herë për shuarjen e zjarreve...
Aktualitet
14 July 2022, 17:08
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një i ri është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 26-vjeçari me emri...