Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Përmes një postimi në X, Bajrami tha se ka kërkuar nga BE-ja që Serbia të ofrojë qasje të pakufizuar në arkiva dhe mbrojtje për ata që ofrojnë informacione.

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun teknik, Agron Bajrami, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të sigurohet që Serbia të zbatojë plotësisht zotimet e Deklaratës për Personat e Zhdukur.
Përmes një postimi në X, Bajrami tha se ka kërkuar nga BE-ja që Serbia të ofrojë qasje të pakufizuar në arkiva dhe mbrojtje për ata që ofrojnë informacione.
“Si kryenegociator i Kosovës i kam përcjell zyrtarisht të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, shqetësimet tona lidhur me zhvillimet e fundit për personat e zhdukur nga lufta e viteve 1998-99”, shkroi Bajrami.
Ai tha se familjarët e personave të zhdukur kanë pritur “shumë gjatë për të vërtetën”.
Kërkesa e Bajramit vjen në kohën kur autoritetet në Kosovë po gërmojnë në dy lokacione në Zubin Potok, ku dyshohet për varreza masive.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se në fshatin Kalludër e Vogël janë gjetur mbetje mortore me origjinë njerëzore, ndërkaq në fshatin Jakubë të kësaj komune, sipas ministrit në detyrë për Punë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, janë zbuluar mbetjet mortore të të paktën katër personave.
Në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, Kosova dhe Serbia më 2 maj të vitit 2023 arritën pajtim për Deklaratën për të Zhdukurit.
Kjo deklaratë parasheh zotimin e të dyja palëve për zbardhjen e fatit të mbi 1.500 personave të zhdukur gjatë luftës më 1998-99. Në të nuk përmendet konkretisht hapja e arkivave ushtarake apo policore, po aty përmendet fjala “dokumente konfidenciale”.
Në fillim të këtij viti, Kosova dhe Serbia mbajtën takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, por takimi përfundoi pa ndonjë rezultat.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas nisjes së gërmimeve në Zubin Potok, ka përsëritur thirrjen që Serbia të hapë arkivat shtetërore dhe ushtarake dhe të zbatojë Deklaratën e Brukselit.
“Andaj e përsërisim thirrjen ndaj faktorëve ndërkombëtarë të shtojnë trysninë ndaj Serbisë, që mes tjerash, të ndryshohet vendimi për klasifikim 30-vjeçar deri më 2044 dhe të hapet arkiva e Brigadës së Motorizuar 37 të ushtrisë jugosllave në mënyrë që të kemi informaciuone për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë”, deklaroi Kurti më 29 korrik.
Sipas kryetares së Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, arkivat ushtarake të Serbisë kanë raporte luftarake, të dhëna për veprimet e njësive dhe regjistra të transferimeve që mund të ndihmojnë në identifikimin e varrezave masive.
Ndërkaq, arkivat e shërbimeve të sigurisë shtetërore, siç tha Biserko për Radion Evropa e Lirë, kanë raporte të inteligjencës për operacionet në Kosovë dhe tregojnë për ndalimet dhe bashkërendimin mes Ministrisë së Brendshme serbe dhe ushtrisë.
Ndërkaq, të rëndësishme vlerësohen edhe arkivat e institucioneve të tjera të Serbisë, veçmas të atyre që ishin përgjegjës për bartjen dhe varrosjen e kufomave, “siç janë kompanitë e shërbimeve komunale dhe organizatave të ngjashme”, deklaroi Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.
Lidhur me dyshimet për varreza masive, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar tre persona. Ndërkaq, në Serbi më 30 korrik u arrestua një person për spiunazh.
Në Kosovë, megjithatë, disa burime thanë për Radion Evropa e Lirë se arrestimi lidhet me dyshimet se R.T – i arrestuar në Serbi – kishte dhënë informacione që çuan te lokacioni ku po zhvillohen gërmimet për mbetje mortore në Zubin Potok.
Ministri në detyrë i Punës, Familjes, Mbrojtjes Sociale dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare i Kosovës, Andin Hoti, e ka vlerësuar arrestimin e personit, për të cilin pretendon se ka ndihmuar në zbulimin e një varreze të dyshuar masive të dyshuar në Kosovë si “tentim-vrasje ndaj së vërtetës”.
Sipas një raporti të publikuar më 29 korrik, Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës tha se bazuar në të dhënat preliminare, janë dokumentar 12.230 viktima të luftës në Kosovë, në periudhën 1 janar 1998 – 20 qershor 1999.
Mbi 1.500 persona, shumica shqiptarë, konsiderohen ende të zhdukur, teksa mbetje mortore të të zhdukurve janë gjetur në disa varreza masive në Serbi./REL
Foto ilustruese TIRANË- Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhduesh&eum...
Valon Bela TIRANË- Valon Bela, i cili u shpall “non grata” nga Ministria e Brendshme për veprime në dëm të ...
Prokuroria e Posaçme TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas raportimeve në media për një kallëzim pe...
Zjarri në Prrenjas PRRENJAS- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në Bashkinë e Prrenjasit. Zjarri...
Pamje nga vendngjarja FUSHË-ARRËZ- Aleks Uka, i cili u aksidentua ditën e sotme në segmentin rrugor Fushë Arrëz-Baj...
Pamje CËRRIK- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një 22-vjeçar është shpallur në...
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni në Sarandë, ku në pranga u vunë Sidorel Moriseni 32 vje&cced...
SARANDË- Dy personat në foto janë Sidorel Moriseni, 32 vjeç dhe Alfred Kaja, 26 vjeç, autorë të atentatit të ...
Zjarri në Riban MALLAKASTËR- Një vatër zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në zonën ...
pamjet BAJRAM CURR- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në segmentin Fushë Arrëz–Bajram Curri, n&eu...