LIVE UPDATES
Aktualitet

Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, thotë se të gjithë qytetarët e Kosovës mbi moshën 65-vjeçare, pavarësisht se ku jetojnë, në bazë të ligjit mund të marrin pension nëse përmbushin kriteret ligjore. Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë, të publikuara më 19 dhjetor nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në Kosovë jetojnë 173.875 qytetarë mbi moshën 65-vjeçare.

28 December 2024, 14:24 Nga M.B
Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë
Foto ilustruese

KOSOVA- Izet Dushi, 80 vjeç, jeton në Suedi, por merr pension kontributpagues nga buxheti i shtetit të Kosovës. Edhe Arifja, 75-vjeçare, që jeton prej 21 vjetësh në Gjermani, gjithashtu përfiton pension të moshës nga Kosova. Përfaqësueses të shoqërisë civile konsiderojnë se kjo praktikë duhet ndërpritet sepse është e paligjshme dhe dëmton buxhetin e shtetit me mbi 51 milionë euro në vit.

Ndërkaq, ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, thotë se të gjithë qytetarët e Kosovës mbi moshën 65-vjeçare, pavarësisht se ku jetojnë, në bazë të ligjit mund të marrin pension nëse përmbushin kriteret ligjore. Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë, të publikuara më 19 dhjetor nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në Kosovë jetojnë 173.875 qytetarë mbi moshën 65-vjeçare.

Por, 202.500 është numri i personave, po sipas kësaj agjencie, që kanë marrë pensione në muajin nëntor të këtij viti nga buxheti i shtetit. Pensionistë të moshës, që marrin 120 euro në muaj janë 154.167 dhe 48.333 persona janë pensionistë kontributpagues që marrin nga 218 deri në 318 euro, varësisht nga niveli i arsimimit.

Nga krahasimi i të dhënave të regjistrimit të popullsisë dhe atyre të ASK-së, rezulton se 28.625 përfitues janë më shumë sesa ka banorë rezidentë të kësaj moshe, thotë për Radion Evropa e Lirë Selatin Kllokoqi nga organizata joqeveritare Demokracia Plus.

“Nëse llogarisim një mesatare prej 150 eurosh në muaj, marrë parasysh vlerën e pensionit bazë dhe vlerën e pensionit kontributdhënës, del se këta persona në mënyrë të paligjshme përfitojnë në muaj mbi 4.2 milionë euro apo për një vit mbi 51 milionë euro", thotë Kllokoqi, duke shtuar se ligji parasheh qartë që përfituesit e ndonjërit nga këto pensione duhet të jetë banorë rezidentë apo të qëndrojnë gjashtë muaj brenda viti në Kosovë.

Pra, këta nuk janë banorë rezidentë, por jetojnë jashtë Kosovës sikurse në Serbi, Gjermani, Zvicër, Suedi e shtete tjera të Evropës dhe botës.

“Kështu që këta po shkelin ligjin sepse i njëjti qytetar nuk mund të jetë banor i përhershëm, rezident, në dy shtete”, thekson Kllokoqi.

Por, disa përfitues, sikurse Izet Dushi, mbrojnë të drejtën e tyre. Dushi është rreth 80 vjeç, nga qyteti i Vushtrrisë, por që 32 vjet jeton në Suedi. Dushi thekson se me më shumë se 20 vjet punë në arsim në komunën e Vushtrrisë, ai përfiton një pension prej 220 eurosh në muaj, që siç thotë, i takon me ligj. Gjithashtu, ai e konsideron të papërshtatshëm dhe të lodhshëm detyrimin për t'u paraqitur çdo gjashtë muaj për verifikim.

“Paratë që po marr po i shpenzoj për bileta udhëtimi drejt Kosovës çdo gjashtë muaj, për t'u paraqitur në zyre të pensionimit”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Për të përfunduar verifikimin, në muajin shkurt të vitit tjetër nga Gjermania do të vijë edhe 74-vjeçarja Arifja nga Prishtina. Në shtetin gjerman thotë se nuk ka punuar asnjëherë. Ajo nga buxheti i shtetit të Kosovës përfiton 120 euro në muaj si pension të moshës dhe që rreth nëntë vjet, çdo muaj shkurt dhe gusht paraqitet para institucioneve përgjegjëse për verifikim.

“Nganjëherë më vjen keq që marr këto para sepse vlera është e vogël dhe më vjen keq për pensionistët në Kosovë. Atje unë marr ndihmë sociale, vlera e të cilës është disa herë më e madhe. Por, besoni se as një muaj nuk i kam shpenzuar vet, ia kam lënë djalit sepse ai nuk e ka pagën e madhe dhe i shfrytëzon për kurse të fëmijëve”, thotë ajo.

Përfituesit e pensioneve janë të obliguar që çdo gjashtë muaj të lajmërohen në zyrat më të afërta të Departamentit të Pensioneve, që funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT). Kjo ministri nuk iu përgjigj interesimit të REL-it lidhur me pyetjen se sa është i numri i përfituesve të këtyre skemave pensionale të cilët jetojnë jashtë shtetit. Por, shkurt thanë se “secili pensionist, e ka kusht që të jetë rezident në Kosovë, për se paku 183 ditë [gjashtë muaj] brenda vitit dhe të lajmërohet çdo gjashtë muaj për verifikim”.

Kjo çështje është riaktualizuar pas publikimit të të dhënave të regjistrimit të popullsisë, duke nxjerrë në pah nevojën për mbikëqyrje më të rreptë dhe zbatim të drejtë të ligjit. Kllokoqi thotë se zbatimi në mënyrë më të përpiktë të ligjit, si kontrollimet në terren, mundësojnë identifikimin e personave që nuk janë banorë të përhershëm të Kosovës dhe përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga skemat pensionale.

“Marrëveshjet e bashkëpunimit mes MFPT-së, Policisë kufitare dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës do të ndihmonin në identifikimin e personave që vijnë në Kosovë vetëm për t’u lajmëruar një herë në gjashtë muaj", thekson ai.

Me këtë pajtohet edhe Skënder Asllani, ish-drejtor në Departamentin e Pensioneve në Ministrinë e Financave, edhe pse e konsideron proces të vështirë dhe të mundimshëm.

“Ky është problem sepse kemi Maqedoninë [e Veriut], Shqipërinë ku kalohet me letërnjoftime. Nganjëherë evidentohen, e nganjëherë nuk evidentohen. E dyta, kemi komunitetin serb, ata kanë dokumente që jetojnë në Kosovë, kanë prona, kanë adresa, por jetojnë në Serbi dhe ata vijnë lajmërohen çdo gjashtë muaj. Nuk është lehtë t’i dalësh ballë kësaj pune”, thotë ai.

Asllani kujton se disa herë kanë menduar të gjejnë zgjidhje për këtë çështje, por ka qenë e pamundur të materializohet.

“Është e pamundur të gjendet shpejtë një zgjidhje sepse udhëzimi administrativ i lejon që ata të vijnë edhe të lajmërohen dy herë në vit”, thekson ai.

Mundësia tjetër, sipas Kllokoqit, është organizimi i një fushate vetëdijesimi për t’i informuar personat që veprojnë në mënyrë të kundërligjshme.

“Ndalimi i mjeteve për personat që jetojnë jashtë Kosovës do të krijonte kushte për rritjen e pensioneve për ata që jetojnë në Kosovë”, deklaron ai.

Por, mendim tjetër ka ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica. Ai shprehet se pensionistët nuk duhet fajësohen për shkelje të ligjit, pasi këtë mundësi e kanë krijuar vetë institucionet e Kosovës.

“Ata i përmbushin kriteret ligjore: vijnë lajmërohen dy herë në vit”, thotë ai.

Zgjidhja e vetme, sipas Reçices, është që Qeveria e Kosovës të arrijë marrëveshje bilaterale për sigurime sociale me shtetet tjera, veçanërisht me ato ku është e përqendruar diaspora e Kosovës.

“Kur flasim për marrëveshjet shtet me shtet, nëse një qytetar i Kosovës ka mbushur 65 vjet dhe jeton në rajon ose në shtetet e Bashkimit Evropian, ai mund të përfitojë ndihmë sociale edhe atje. Por, kur ekziston marrëveshja bilaterale, pensioni i marrë në Kosovë zbritet nga ndihma e përfituar në shtetin tjetër, si për shembull në Zvicër. Në këtë mënyrë, qytetari merr një pjesë nga Kosova dhe një pjesë nga shteti tjetër, por nuk mund t’i pranojë dy pensione të plota”, thotë ai.

MFPT nuk u përgjigj se çfarë masash do të marrë për identifikimin e këtyre personave, por nga kjo ministri thanë se “Kosova tashmë ka marrëveshje të tilla me Zvicrën, Belgjikën, Shqipërinë dhe Holandën”. Në mesin e muajit dhjetor, një marrëveshje e re është iniciuar edhe me Slloveninë, ndërkohë Qeveria është në proces negocimi për marrëveshje të ngjashme me Austrinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, thanë nga kjo ministri.

Megjithatë, deri më tani, nga MFPT-ja thanë se “vetëm 26 qytetarë që jetojnë në Zvicër dhe Belgjikë përfitojnë pensione kontributpaguese në bazë të këtyre marrëveshjeve”. Përveç pensionistëve që përfitojnë pensione nga buxheti i shtetit, Qeveria e Kosovës që nga viti 2021 ka nisur të ndajë shtesa mujore për fëmijët me shtetësi kosovare nga mosha 0 deri në 16 vjeç.

Edhe në këtë kategori, rezultatet e regjistrimit të ASK-së kanë treguar një numër më të madh pagesash sesa numri i fëmijëve rezidentë në Kosovë. Sipas këtyre të dhënave, në Kosovë jetojnë mbi 372.000 fëmijë të këtyre moshave, ndërsa në korrik të këtij viti, Ministria e Financave tha për Radion Evropa e Lirë se numri i përfituesve ka arritur në mbi 404.000 fëmijë.

Lidhur më këtë, ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë një konference për media më 27 dhjetor se nuk di numrin e saktë të fëmijëve që nuk jetojnë në Kosovë dhe janë përfitues të shtesave. Por, ai shtoi se ka pasur disa raste kur familjet e fëmijëve janë identifikuar se nuk janë rezidentë në Kosovë dhe atyre u janë ndërprerë shtesat.

Fëmijët përfitojnë nga 20 euro në muaj, ndërsa ata që vijnë nga familje me tre ose më shumë fëmijë marrin 30 euro në muaj. Përveç pensioneve dhe shtesave të rregullta mujore, Qeveria e Kosovës ndau një shumë prej 100 eurosh për këto kategori me rastin e festës së Vitit të Ri./ REL

kosova

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin