Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
"Kroacia ka futur kryeministrat në burg, ndaj SPAK të veprojë"/ Emigranti: 800 mijë votuesit nuk janë Shqipëria
Një prej tyre solli rastin e Kroacisë dhe Rumanisë, për të cilat tha se kanë futur në burg, kryeministrat dhe presidentin.
5 August 2026, 20:31Nga E.d
Emigranti
TIRANA- Protesta e 67-të e qytetarëve shqiptarë po zhvillohet para Kryeministrisë, ndërsa pjesëmarrës kanë qenë edhe emigratët. Një prej tyre solli rastin e Kroacisë dhe Rumanisë, për të cilat tha se kanë futur në burg, kryeministrat dhe presidentin.
Në lidhje me këtë, ai i bëri thirrje SPAK të nis një hetim ndaj kryeministrit Rama. Emigranti theksoi se 800 votuesit, nuk përfaqësojnë Shqipërinë.
k j
Emigranti:Unë sapo kam ardhur me anije nga jashtë për protestën këtu. Kam vetëm një kujtesë. Kroacia ka futur kryeministrat në burg, njërin për 5 mln euro dhe tjetrin për 4 mln euro. Rumania po ashtu ka futur presidentin dhe kryeministrin, i ka hetuar.
Ky kryeministri karagjoz që kemi ne thotë kam 800 mijë njerëz, por i them se nuk janë ata 800 mijë spiunë Shqipëria. Ndaj SPAK të veprojë siç bëri Kroacia dhe Rumania. Kaq desha me i kujtu, unë jam me ju deri në vdekje./Dosja.al