7 September 2022, 10:16
Nga A.B
Policia
TIRANË- Policia ka mundur të parandalojë një krim në familje. Falë operacionit policor të koduar 'Ndërhyrja', është bërë e mundur arrestimi i një 57-vjeçari me inicialet S.D, pasi kërcënoi me armë gjahu bashkëshorten e tij. E gjithë ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën "Sabaudin Gabrani", ku ky person po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij e më pas e ka kërcënuar me armë për ta vrarë. Në momentin e ndërhyrjes së forcave të policisë, ky person ka kërcënuar me armë dhe efektivët. Policia bëri të mundur arrestimin e këtij personi i cili do të hetohet për veprën penale "Dhuna në familje", "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Ndërhyrja". Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Vihet në pranga 57-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi atë me armë gjahu. Gjatë ndërhyrjes, 57-vjeçari ka kanosur edhe punonjësit e Policisë, me armën e gjahut.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit se në rrugën "Sabaudin Gabrani", një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e kishte kërcënuar me armë gjahu, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”. Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: - S. D., 57 vjeç, për veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me armë gjahu (çifte). Në momentin që kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ky shtetas, ka kanosur me çifte, për shkak të detyrës, edhe punonjësit e Policisë. Pas neutralizimit të tij, 57-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në komisariat. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
burri tenton te vrase gruan ne tirane
Aktualitet
7 September 2022, 10:11
k.m.
Sokol Mazija
ITALI- Një 38-vjeçar shqiptar, i cili jetonte Vigolo Vattaro në Itali, ka humbur jetën gjatë orarit të pun&eum...
Aktualitet
7 September 2022, 10:10
k.m.
Arma e gjetur
LEZHË- Një 57-vjeçar është vënë në pranga, pasi kishte fshehur armën e zjarrit jashtë ban...
Aktualitet
7 September 2022, 10:03
k.m.
Gledis Nano, Muhamet Rrumbullaku dhe Bledi Çuçi
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pritet të zhvillojë...
Aktualitet
7 September 2022, 09:51
k.m.
FIER- Një 45-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi mbante armë zjarri në brez, e cila ishte gati për qitje. Gentian T...
Aktualitet
7 September 2022, 09:29
k.m.
Foto ilustruese
GJERMANI- Gjithnjë e më shumë detaje të frikshme po dalin në dritë për krimin e përgjakshëm n...
Aktualitet
7 September 2022, 09:30
A.B
Kanabis
TEPELENË- Një 50-vjeçar në Tepelenë ka rënë në pranga për kultivim të lëndëve narkoti...
Aktualitet
7 September 2022, 08:50
k.m.
Fatmir Ara
ITALI- Një 30-vjeçar italian është vendosur në pranga pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit shqiptar Fatmir Ar...
Aktualitet
7 September 2022, 08:29
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë ek...
Aktualitet
7 September 2022, 08:17
A.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një peshkarexhë me 50 mijë litra naftë është bllokuar mbrëmen e djeshme nga Krimi Ekonomik ...
Aktualitet
7 September 2022, 08:07
A.B
Xhani Topalli
GREQI- Vrasja e Xhani Topallit nuk u shkaktua nga mbytja me litar por nga goditja në kokë. Kështu tregon ekspertiza p&eum...