15 March 2024, 10:49
Nga E. D

TIRANË- 3 persona janë arrestuar sot në Tiranë për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se atyre i është gjetur në banesë dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg.
Të arrestuarit janë Llesh Goci, Lirim Sopoti dhe Xhuliano Marando. Në këtë mënyrë, pas një pune të mirëfilltë hetimore blutë kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Four”.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Sekuestrohen 10 kg kanabis, vihen në pranga tre shtetas. Finalizohet operacioni policor i koduar "Four", nga Komisariati i Policisë Nr. 4, dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Four". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Ll. D., 31 vjeç, L. S., 40 vjeç, dhe Xh. M. (L)., 30 vjeç.
Shtetasi Ll. D., është kontatuar nga shërbimet e Policisë në rrugën "Rexhep Tarja", dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, ku u gjetën shtetasit L. S., dhe Xh. M. (L)., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
lirim sopoti xhuliano marando llesh goci
Aktualitet
15 March 2024, 10:22
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- 23-vjeçari me inicialet S. Ç., është arrestuar pasi u përfshi në aksidentin e mbrëmjes së...
Aktualitet
15 March 2024, 10:13
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka bërë një deklaratë të fortë, ku...
Aktualitet
15 March 2024, 10:03
M.B
SPAK
TIRANA- SPAK ka përfunduar hetimet për koncesionin e sterilizimit teksa pritet t'i komunikohen akuzat të pandehurve. Lidhur me ç...
Aktualitet
15 March 2024, 08:48
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LEZHA- Një aksident është regjistruar në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit...
Aktualitet
15 March 2024, 08:44
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Një sasi mbi 102 kg marijuanë është sekuestruar pas mesnatës në qytetin e Igumenicës në Gre...
Aktualitet
15 March 2024, 07:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- E premtja duhet të ishte një ditë normale pune, por administrata e ka pushim, sipas një vendimi të fundit ...
Aktualitet
15 March 2024, 07:09
M.B
Foto ilusruese
TIRANA- Ditën e sotme në vendin tonë priten reshje, në përgjithësi të dobëta në të gj...
Aktualitet
14 March 2024, 22:37
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Besarda Mehmetaj thotë se ka një fëmijë 1 vjeç, që e regjistroi në janar në ç...
Aktualitet
14 March 2024, 21:26
h.k
Foto ilustruese
LIBRAZHD-Me dhjetëra medikamente të skaduara dhe mbetje spitalore janë gjetur në qendrën shëndetësore t...
Aktualitet
14 March 2024, 21:09
M.B
DURRËS- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në afërsi të Urës së Dajla...